Iniciativa e Fjalorëve të Oksfordit, e njohur si Gjuhët Globale të Oksfordit (OGL), ka shtuar gjuhën tatare në listën e saj të gjuhëve online.
(Tatar është një emër kolektiv i dhënë popujve turqë të Evropës lindore dhe të Azisë Veriore. Shumica e Tatarëve jetojnë në qendër dhe në jug të Rusisë, në Ukrainë, në Bullgari, në Kinë, në Kazakistan, në Rumani, në Turqi dhe në Uzbekistan.)
Fjalori online ofron mundësinë e përkthimit të fjalëve dhe frazave nga gjuha tatare në atë angleze dhe anasjelltas.
Drejtorja e Fjalorit të Oksfordit, Judy Pearsall, ka thënë se “gjuha tatare ka një histori të pasur me origjinën që i daton në kohën e mesjetës dhe përtej asaj”.
Profesori Golshat R. Safiullina, i cili është i angazhuar në Institutin e Filologjisë, Leo Tolstoy, është cituar të ketë thënë se fjalori online “duhet të prezantojë kulturën dhe gjuhën tatare para gjithë botës”.
Iniciativa, Gjuhët Globale të Oksfordit nga Fjalorët e Oksfordit është prezantuar në shtator të vitit 2015.


