• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqia bombardon kurdët e Sirisë, kanë neutralizuar 108 objektiva të organizatës terroriste
Home
Nderkombetare

Turqia bombardon kurdët e Sirisë, kanë neutralizuar 108 objektiva të organizatës terroriste

20 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Forcat e Armatosura Turke (TSK) njoftojnë se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” avionët luftarak të TSK-së në shtatë rajone kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara të organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH, të cilat përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. TSK poashtu njofton se 72 avionë janë kthyer në siguri në bazat e tyre për t’u përgaditur në detyrat pasuese, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga TSK thuhet se, “Operacioni i ‘Degës së Ullirit’, i cili është nisur nga TSK në ora 17.00 (sipas orës lokale) me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të stabilitetit në kufijtë e Turqisë dhe në rajon, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin e Afrinit, në veri-perëndim të Sirisë dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre, po vazhdon ashtu siç është planifikuar”.

Në deklaratë theksohet se operacioni po realizohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë, në kuadër të të drejtave të shtetit tonë të cilat rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit, sidomos ato me numër 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014), si dhe ‘e drejta e vetëmbrojtjes legjitime’, e cila qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së.

“Në fillim të operacionit forcat ajrore kanë neutralizuar 108 objektiva të përcaktuara në shtatë rajone, të cilat nga organizata terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH përdoreshin si strehimore, bunkerë dhe depo të municioneve. 72 avionë të cilët morën pjesë në operacion janë kthyer në bazat e tyre në mënyrë të sigurt për t’u përgaditur në detyrat pasuese. Në planifikimin dhe realizimin e operacionit në objektiv po merren vetëm strehimoret, bunkerët, pozicionet, armët dhe pajisjet e terroristëve. Tregohet çdo lloj i ndjeshmërisë për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm”, njofton më tej TSK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hysaj: “I shëmtuar eliminimi nga Champions, mund të fitojmë Seria A dhe Europa League”
Previous article (VIDEO) Aguero i "pandalshëm" shënon dhe golin e tretë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT