• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqi: Tërmet i fuqishëm, 35 persona të plagosur
Home
Rajon

Turqi: Tërmet i fuqishëm, 35 persona të plagosur

24 April, 2018 k.autor Rajon

Të paktën 35 persona kanë përfunduar në spital pas një tërmeti me magnitudë prej 5,1 ballësh të Rihterit, i cili këtë mëngjes goditi qarkun Samsat në provincën juglindore Adıyaman të Turqisë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Ahmet Demircan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pas tërmetit, 35 të lënduar u shtruan në spital. Asnjëri nuk është në rrezik jete”, tha ministri Demiracan. Zyra e Emergjencave pranë qeverisë turke (AFAD) më herët deklaroi se tërmeti është regjistruar në ora 03:34 sipas kohës lokale në qarkun Samsat dhe epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej shtatë kilometrave nën sipërfaqen e tokës.

Ndërkohë, guvernatori Nurullah Naci Kalkancı konfirmoi se gjatë tërmetit janë dëmtuar një numër i ndërtesave të banimit dhe se departamentet relevante kanë filluar me punë për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara.

Termetin e mëngjesit të sotëm e kanë ndjerë edhe qytetarët e provincave fqinje Şanlıurfa, Gaziantep dhe Diyarbakır. “Disa objekte u dëmtuan. Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe në orët në vijim do të kemi një pasqyrë më të saktë të pasojave të tërmetit”, tha Sedat Sezik, zyrtar lokal në Samsat.

Pas tërmetit të mëngjesit të sotëm janë regjistruar mbi 40 dridhje të lehta në këtë rajon të Turqisë, me magnitudë nga 1 deri në 3,6 shkallë të Rihterit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani hedh poshtë zërat: Dalipi ka besimin absolut të klubit!
Previous article Ciro Immobile, romantik në rrugët e Milanos

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT