• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Turqi, Kryeministri Yıldırım parandalon një vetëvrasje
Home
Nderkombetare

Turqi, Kryeministri Yıldırım parandalon një vetëvrasje

8 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka parandaluar një vetëvrasje, tek Ura “Dëshmorët e 15 Korrikut”, e njohur ndryshe Ura e Bosforit.

Mësohet se një person me inicialet T.T në orët e mbrëmjes së djeshme ka tentuar të vetëvritej duke u hedhur nga Ura “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Kryeministri Yıldırım, i cili po kalonte në ato çaste mbi urë ka ndaluar autokolonën e tij pasi ka vërejtur këtë tentativë dhe ka vajtur pranë qytetarit.

Personi me inicialet T.T pas përpjekjeve nga punonjësit shoqërues të autokolonës ka hequr dorë nga vetëvrasja pasi ka vërejtur kryeministrin Yıldırım, i cili e përqafoi qytetarin dhe u përpoq ta ngushëllonte.

Kryeministri Yıldırım pasi ka qetësuar qytetarin i ka dhënë ujë dhe duke e kapur për dore kanë udhëtuar bashkë në automjetin e tij, për në qendrën e kongreseve Haliç, për të marrë pjesë në ceremoninë martesore të vajzës së ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş.

“Një veprim të tillë nuk duhet ta ndërmarrësh më. Ne jemi muslimanë, dhe asnjë gjë nuk mund të jetë arsye që një njeri t’i japë jetës së tij fund. Të gjithë herë herë kemi patur momente të vështira që kemi kaluar. Në raste të tilla njeriu duhet të mbështetet tek Allahu dhe të bëjë durim. Në fund të çdo errësire ka një dritë, pas çdo situate të vështirë ka një lehtësim. Shpresat nga krijuesi ynë nuk duhet t’i humbim. Allahu e deshi që ne të dy të takoheshim në këtë situatë. Pas kësaj gjithçka do të jetë më e bukur, mos u mërzit”, i është shprehur Yıldırım qytetarit gjatë bisedës që ka vazhduar në sallën e dasmës.

Në anën tjetër është vërejtur se personi T.T ka qenë i lënduar në gjoks pasi është hedhur në mesin e urës nga taksia me të cilën kishte ardhur. Pas ndërhyrjes së parë nga mjekët e kryeministrisë personi është dërguar me ambulancë në spital.

Qytetari T.T që kryeministri Binali Yıldırım e bindi të heqë dorë nga vetëvrasja, mësohet se ishte i stresuar për shkak të problemeve me vëllezërit/motrat e tij dhe se për këtë arsye ka tentuar të vetëvritej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partizani INJORON Edgar Çanin, menaxheri tregon të ardhmen e lojtarit
Previous article Qëndrimi te Tirana, dyshja bardheblu “zvarrit” rinovimin

k.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT