• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TURP E FAQJA E ZEZË”/ Nishani “kryqëzon” Bashën: Rama na poshtëroi, ky kërkon marrëveshje me të
Home
Politikë

“TURP E FAQJA E ZEZË”/ Nishani “kryqëzon” Bashën: Rama na poshtëroi, ky kërkon marrëveshje me të

27 September, 2021 s.autor Politikë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur me tone mjaft të forta në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të cilin thotë se në emër të opozitës, po flet pë reforma të përbashkëta me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani e cilëson këtë të turpshme, ndërsa shton se Rama u tall dhe e përdhosi PD-në, nën hundën e Lulzim Bashës.

Po ashtu Nishani e quan Bashën, peng të Ramës.

Më tej, ai i drejton një thirrje të fortë demokratëve, ndërsa shkruan “Të shpëtojmë Partinë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë”

“Lulzim Basha flet sot në emër të Partisë Demokratike për reforma të përbashkëta me Edi Ramën.

Turp e faqja e zezë, do të ishte pak të thuhej.

Edi Rama u tall, e përdhosi, e masakroi Partinë Demokratike, opozitën si dimension, demokracinë si vlerë.

A nuk ishte Edi Rama që e ndryshoi Kushtetutën e Shqipërisë në mënyrë të njëanëshme pa pjesmarrjen dhe konsensusin e opozitës?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë në Shqipërinë pluraliste !

Kurrë ska ndodhur në ndonjë vend e shtet demokratik !

A nuk e bëri Edi Rama atë veç në shërbim të pushtetit të tij ?

A nuk e ndryshoi Edi Rama Kodin Zgjedhor, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, pa konsensusin e opozitës ?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë !

A nuk e bëri ai këtë vetëm në interes të Partisë Socialiste ?

Kur ka patur ndonjëherë dhunë, poshtërim e manipulim parazgjedhor më të madh e më të hapur ndaj Partisë Demokratike, në 30 vitet e pluralizmit shqiptar ?

Kurrë asnjëherë !

Vetëm Edi Rama e bëri atë, mu nën hundën e ndër sy të Lulzim Bashës !

E ky, sot na angazhohet për bashkëpunim reformash me një monstër politike si Edi Rama.

Lulzim Basha nuk ka turp e as i nxihet faqja sepse është thjesht peng i Edi Ramës, e mban peng dhe Partinë Demokratike në shërbim të korrupsionit të pushtetit të Edi Ramës !

Të shpëtojmë Partinë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë !”-shkruan Bujar Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Rama vijon takimet në Kosovë, i shkon në zyrë kryetarit të LDK
Previous article DITA E PARË E SHKOLLËS/ Veliaj letër urimi nxënësve të Tiranës: Jeni bashkëudhëtarët tanë...

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT