• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURIZMI/ Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj, histeria për hotelet nuk është serioze
Home
Politikë

TURIZMI/ Veliaj: Asnjë dhomë e lirë në Tiranë në 25 Maj, histeria për hotelet nuk është serioze

12 May, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti sot Konferencën Ministrore të Ballkanit Perëndimor, ku fokusi i diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit për investime, sidomos në turizëm, mes vendeve të rajonit, e organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Tirana është sot një nga qytetet më të ndërlidhura në Ballkan, e si e tillë po kthehet në një “city break” edhe për qytetarët e vendeve fqinje.

“Tirana sot është qyteti më i ndërlidhur në Ballkan, me 105 fluturime në ditë. Shumë prej kolegëve nga vendet e rajonit vijnë në Tiranë për t’u lidhur me disa pjesë të Europës, ku aeroporti ynë dhe ulja e barrierave, e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë mundësinë për t’u lidhur me kosto shumë të përballueshme,” tha Veliaj.

Ai theksoi se po diskutohet zgjatja e sezonit turistik, teksa theksoi se përpara pandemisë Tirana ishte e mbipopulluar nga turistët.

“Në vitin 2019, Tirana kishte më shumë turistë sesa banorë. Për një qytet që s’ka as det dhe nuk është le të themi, një qytet klasik si Parisi apo Athina, pra jo një qytet me histori mijëravjeçare, ky është sukses sepse ka sjellë lloj turizmi që quhet ‘city-break’”, deklaroi ai.

Ai u ndal edhe te finalja e Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë në 25 Maj. Veliaj theksoi se për shkak të ndeshjes hotelet kanë tejkaluar kapacitetet akomoduese, aq sa sot është e vështirë të gjesh një vend të lirë në hotel. Ai tha se për shkak të kësaj mbingarkese, edhe kryetarët e Bashkisë së Romës dhe të Roterdamit, që do të vijnë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen, “po hyjnë miq” për të gjetur një vend në hotel.

“Kam një mesazh edhe për ne që jetojmë në Tiranë: Ne o do bëjmë histeri, o do bëjmë histori, sepse s’mund t’i bëjmë të dyja. Nuk mund të ulërasim ‘çfarë janë këto kulla dhe oligarkë, e pastrimi i parave’, nëse s’kemi fakte. Po të kemi fakte, patjetër duhet të shkojmë në prokurori. Por, ja ku jemi sot, ia mbërritëm ditës që në Tiranë nuk ka më vend në hotele. Pra, nëse ne duam të jemi lojtarë globalë në këtë ‘lojë’, në këtë sfidë, që Majlinda hapi për të gjithë rajonin, do duhet të sillemi si njerëz seriozë. Nëse na kaplon histeria, xhelozia, smira dhe fillojmë i bëjmë llogaritë tjetrit, nuk e kuptojmë se një hotel si ky, që po ndërtohet këtu, nëse shtrihet horizontal do të zinte gjithë “Nënë Terezën”; nëse hotel “Plaza” do shtrihej në 4-5 kate, do zinte gjithë sheshin “Skënderbej”. Ajër kemi, tokë nuk kemi mjaftueshëm, sidomos tokën në qendër të Tiranës, ku duan të jenë të gjithë”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi edhe faktin se nëse duam të jemi një vend i mirëfilltë turistik, duhet të pranojmë të kemi edhe hotele të larta, në gjendje që të mund të përballojnë aktivitete të përmasave të tilla si finalja e një kupe europiane.

“Për ne që banojmë këtu është shumë e rëndësishme të fillojmë të sillemi si të rritur dhe si njerëz të pjekur, sidomos tani që janë liberalizuar vizat, sidomos tani që kemi parë botë me sy. Bëjmë histeri për çdo ndërtim… harrojmë që çunat dhe gocat që punojnë në fushën e turizmit nuk janë për garniturë dhe fotografi, sa për të thënë “urra, ja dhe arsimi profesional”. Po ku do punojnë ata? Hoteli ku jemi sot punëson, duke filluar nga roja që ju priti te dera, taksitë e rreshtuara jashtë, zonjat që fshinin dyshemenë, tek hidraulikët, elektriçistët, recepsioni, kuzhina, kamarierët, banakierët, e gjithë infrastruktura që punon këtu, janë vende pune dhe turizmi është ekonomi. Pra, nëse ne duam të jemi vend turistik, do pranojmë të kemi këto hotele të larta dhe hapësira që të akomodojnë aktivitete të mëdha. Në një vit si ky, ku Tirana ka mesatarisht 10-12 aktivitete të tilla në ditë, kërkohet të bëhemi njerëz seriozë, që kanë parë botë me sy dhe që nuk ulërasin për këdo tjetër. Nëse dikujt i është penguar mundësia të zhvillojë, ai ka të drejtë të ankohet. Por, për sa kohë ky treg është liberalizuar, kush ka takatin, kush ka besimin e bankave, kush ka mundësinë, kush merr riskun të bëjë biznes në turizëm, sigurisht që do mbështet me 0 burokraci”, tha Veliaj.

Konferenca Ministrore e Ballkanit Perëndimor, me temë “Heqja e Barrierave për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit”, mblodhi ministrat e linjës nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga Komisioni Europian dhe palë të tjera të interesuara për të diskutuar mbi përmirësimin e klimës së biznesit për investime të qëndrueshme në turizëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Klea Huta: Donaldi dhe Romeo e shohin Elgitin më shumë se unë
Previous article PERFORMANCA NË "EUROVISION"/ Ironizon Ronela Hajati: Jam si shpirt! Vetëm timen keni...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT