• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURIZMI/ Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, plus 136 përqind në krahasim me periudhën përpara Covid
Home
Politikë

TURIZMI/ Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike, plus 136 përqind në krahasim me periudhën përpara Covid

6 June, 2025 s.autor Politikë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar si një histori suksesi në fushën e turizmit. Gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, e mbajtur në Baku, Azerbajxhan, u publikua raporti që rendit Shqipërinë në krye të vendeve evropiane për rritjen e flukseve turistike. Sipas të dhënave, vendi ka shënuar një rritje prej 136% në krahasim me periudhën para pandemisë Covid-19.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se ky është një tjetër konfirmim i suksesit të modelit shqiptar të turizmit, i ndërtuar mbi parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Shqipëria mori pjesë në këtë forum si anëtare me të drejta të plota, duke ndarë përvojën e saj dhe duke kontribuar në diskutimet që u pasqyruan në Deklaratën e Bakusë, me fokus turizmin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.Rama tha se ky vlerësim ndërkombëtar vjen si dëshmi e potencialit në rritje të Shqipërisë si një destinacion turistik europian, me zhvillim të shpejtë dhe të orientuar drejt cilësisë dhe ruajtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Europë, me +136% krahasuar me periudhën para-pandemike .

Raporti u publikua në Baku, Azerbajxhan, gjatë mbledhjes së 71-të të Komisionit për Europën të UN Tourism, ku Shqipëria mori pjesë si anëtare me të drejta të plota.

Një tjetër konfirmim ndërkombëtar për suksesin e modelit shqiptar të turizmit, i mbështetur në vizionin e turizmit të qëndrueshëm, që ishte edhe fokusi i diskutimeve gjatë mbledhjes së #CEU si pjesë e Deklaratës së Bakusë dhe Shqipëria ishte aty, jo vetëm për të dëgjuar, por për të ndarë eksperiencën e saj si një histori suksesi që frymëzon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, përfundon në pranga 37-vjeçari në Elbasan
Previous article NDESHJA SHQIPËRI-SERBI/ Policia ‘blindon’ edhe hotelin ku po qëndron ekipi serb i futbollit, njofton bllokime dhe masa të reja

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT