“Kemi një fluks të tmerrshëm të turistëve”, këto ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë Kavajë, Isa Sakja në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza.
“Kemi një plazh te pastruar, kemi rrugën nga Mali i Robit deri në Golem edhe pse jo e mbaruar është efiçente.”
I pyetur se si ka qënë bashkëpunimi me qeverinë socialiste, kryebashkiaku tha se kur flasim për turizmin nuk duhet të shohim ngjyrat e partive.
“Turizmi në Shqipëri është një asset kombëtar. Pritet të keni një rritje këtë vit me zgjerimin e kapaciteteve.
Pritshmëria është në rritje, fluksi duket që në fillim. Bashkia e Kavajës do mundohet qe ti ofrojë turistëve qetësinë dhe akomoditetin e duhur.”
Në Kavajë shohim vetëm turistë. Turizmi është e ardhmja e Bashkisë së Kavajës. Të gjithë resortet e shërbimet që u ofrohen turistëve janë në ndihmë të rritjes ekonomike, u shpreh kryebashkiaku.
I pyetur për trashëgiminë kulturore, kryetari i Bashkisë Kavajë tha se turizmi kulturor mbetet ende një sfidë e e bashkisë së Kavajës që do të marri formë, ndoshta vitin tjetër.
AlpeNews.al


