Në një lidhje telefonike në emisionin “Dita e 8” e gazetarit Alfred Peza, operatori turistik Besnik Vathi u shpreh se pritshmëria është shumë e madhe.
“Është viti i parë në Shqipëri që hotelet janë prenotuar paraprakisht per një periudhe sezoni minimum 100 ditë. Në zonën e Durrësit dhe Sarandës janë parapaguar për një kohë 100 ditore. Kjo ka dyfishuar pronotimet sepse ne sezonet e kaluara ishin 40 ditë max 50.
Fluksi turistik detar ndryshoi dhe futi për herë të parë Shqipërinë në listën e pushimeve në plazhe.”
Jemi të përgatitur për këtë fluks turizmi?
Jemi edhe të përgatitur, por kemi edhe probleme.
Kë konsideroni probleme?
Do të thoja është problemet e urbanizimit brenda plazheve, sistemimi i rrugëve, rrugicave, papastërtitë, rrëmuja, trafiku i pamundur për kalimin e autobusëve. Hotelet prezantohen mirë por nga hoteli në hotel rrugët janë të prishura.
AlpeNews.al


