Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët ditën e sotme në Foltoren e radhës në qytetin e Mirditës.
Berisha në fjalën e tij nuk la pa përmendur edhe vjedhjen me tenderin e tunelit të Llogarasë, që sipas tij është vepra më e paleverdishme e bërë ndonjëherë.
Berisha shtoi se Rama u kap duke vjedhur me Ballukun në këtë tunel dhe tani kërkon të zhbllokojë shkarkimin e zv.kryeministres në Gjykatë Kushtetuese.
Berisha: Është kapur duke vjedhur 50 mln euro në tunelin e Llogarsaë. Vepra, tuneli i Llogarasë është vepra më e paleverdishme në tokë. A e dini sa shkon 63 mijë euro për një banor. E kërkonin kur isha unë. As imagjinohej ta ndërtoja unë atë? Sa e shkurton? 13 minuta.
Gjobë e rëndë mbi gjithë shqiptarët. Ide e Spiro Kolekës dhe e bauleve me ryshfet. Kishte mundësi ta ndërtonte me 140 mln e ndërtoi me 190 mln duke ia dhënë kompanisë turke bashkë me Belinda Balluku. Tani kërkon ta bllokojë me gjykatë, por ne do e zhbllokojmë atë. Ne jemi reparti politik i gjithë shqiptarëve.


