• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tuneli 44 milionë dollarësh që “s’të çon askund”
Home
Jetë

Tuneli 44 milionë dollarësh që “s’të çon askund”

29 July, 2018 Sadik.Autor Jetë

Kroatët në jug të vendit po ankohen për një tunel që iu ka kushtuar taksapaguesve 280 milion kuna (33 milionë paund ose 44 milionë dollarë) dhe që “nuk të çon askund”.

Sipas kanalit televiziv “RTL” në Kroaci, ndërtimi është ndalur në një tunel prej 1.471 metrash nëpër një varg malor pranë qytetit Omis, i cili kishte për qëllim lidhjen me një ByPass ekzistues dhe zgjidhjen e problemeve të rënda të trafikut të qytetit.

Tuneli duhej të lidhej me Urën e Omis dhe u konsiderua si pjesë e një “projekti të rëndësishëm të infrastrukturës” për të siguruar një lidhje më të shpejtë për banorët midis qytetit dhe rrugës kryesore bregdetare. Shpresohej gjithashtu se rruga do të lehtësonte “bllokimet kryesore të trafikut” që qyteti vuan gjatë sezonit të tij turistik.

Ndërtimet filluan gjashtë vjet më parë, por “RTL” thotë se “çdo gjë është ndalur” dhe paratë tani janë duke u shpenzuar diku tjetër. Kjo ka shkaktuar që njerëzit e thjeshtë të ironizojnë mbi projektin.

Shumë banorë nga Omis janë ankuar në RTL rreth projektit.

“Më duhet gjysmë ore për të arritur në shtëpinë time dhe tri orë për të shkuar në Split dhe Makarsa”, tha një banor.

Frane, një tjetër banor, thotë: “Kjo është e gjitha një lojë për ta, ndoshta ata mendojnë se Batman jeton atje”, ndërsa Ante shton: “Ky kryqëzim është më i keqi në Omis, por nuk ka para, kështu që s’mund të bëhet asgjë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Postuan foto të fëmijëve. Zbuloni cilët janë VIP-at që “lëshuan” dorën. Nga Noizy tek…
Previous article "SITA" E VETINGUT/ Nesër përballë KPK-së gjyqtarja e Tiranës. Ja SKEDA e pasurisë së Brunilda Kadit

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT