• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tump i përgjigjet ftesës së Kim Jong, nëse dy liderët takohen …
Home
Nderkombetare

Tump i përgjigjet ftesës së Kim Jong, nëse dy liderët takohen …

9 March, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ftoi në takim presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ky i fundit tha se do të pranojë.

Njoftimi i papritur se takimi mund të ndodhë në maj u bë nga zyrtarë të Koresë së Jugut në Uashington, të cilët këtë javë kanë takuar Kimin në Phenjan.

Ata përcollën një mesazh të tij te Trump dhe thanë se lideri verikorean është “i përkushtuar për denuklearizim”.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha se ky është “një moment historik për paqen”.

“Nëse presidenti Trump dhe lideri Kim takohen pas një samiti midis dy Koreve, denuklearizimi i plotë i Gadishullit Korean do të vihet në rrugë të duhur”, tha Moon.

Koreja e Veriut nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar për zhvillimet e javës.

Trump tha se njoftimi i zyrtarëve jugkoreanë është një “përparim i madh”, por shtoi se sanksionet kundër Koresë së Veriut do të mbeten derisa të arrihet një marrëveshje e fuqishme.

Sekretarja e tij për media, Sarah Sanders, tha se vendi i takimit dhe koha do të përcaktohen.

Megjithatë, analistët mbeten skeptikë se çfarë mund të arrijnë bisedimet e tilla, të organizuara shpejt.

Koreja e Veriut është e izoluar me dekada për shkak të shkeljeve të dokumentuara të të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të armëve bërthamore, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Koreja e Veriut ka kryer gjashtë prova bërthamore dhe ka raketa që mund të arrijnë Shtetet e Bashkuara. Ajo thotë se i duhen këto për të siguruar ekzistencën e saj.

Por, organizimi i Olimpiadës Dimërore nga Koreja e Jugut, muajin e kaluar, ka hapur papritur një dritare të diplomacisë. Bisedime të rralla midis dy Koreve janë mbajtur për të mundësuar pjesëmarrjen e Veriut në Lojëra.

Koreja e Jugut më pas është takuar me Kimin në Phenjan këtë javë dhe ka thënë se Veriu është i gatshëm të heqë dorë nga armët bërthamore nëse ndjen se nuk ka arsye për t’i mbajtur ato.

Trump vazhdimisht ka shkëmbyer akuza me Kim Jong-unin dhe vitin e kaluar e ka kërcënuar atë me “zjarr e tërbim” nëse Koreja e Veriut vazhdon të kërcënojë Shtetet e Bashkuara. Në atë kohë, ai ka thënë se nuk ka arsye për të biseduar me Veriun.

REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI I RI/ Lajm i mirë për mjekët dhe infermierët, ja sa rriten pagat
Previous article Dashuria e re e madhe e shqiptarëve e ka emrin: Kolumbi/ Tani fillojnë të hapin atje edhe lokalet e para (FOTOT)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special Botë

NDËRTIMI I ANIJEVE KOZMIKE/ Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT