• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TUMORET PO VRASIN SHQIPTARËT/ Meshkujt më të rrezikuar, ja shkaqet kryesore
Home
Sociale

TUMORET PO VRASIN SHQIPTARËT/ Meshkujt më të rrezikuar, ja shkaqet kryesore

5 June, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

3.695 mijë shqiptarë humbën jetën gjatë vitit të kaluar si pasojë e tumoreve, ku 2.365 ishin meshkuj dhe 1.330 raste femra.

Lidhur më këto shifra, televizioni ABCNews komunikoi me mjekun e Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili tha se duke shmangur efektin e moshës, vdekshmëria është në trendin e duhur.

“Do të vinim re që ka një ulje të lehtë të vdekjeve të kancerit gjatë shtatë viteve të fundit. Popullata shqiptare do të jetë gjithmonë e më e plakur në të ardhmen. Nëse shmangim çështjen e moshës vdekshmëria duket se është në trendin e duhur”, tha doktori.

Duke krahasuar numrin e vdekjeve ndër vite, Alban Ylli tha se Shqipëria është nuk është më në fazën e rritjes së viktimave nga tumoret.

“Shqipëria e ka kaluar fazën e viteve ‘90 dhe fillimin e viteve 2000, ku kanceri nga pikëpamja e vdekshmërisë kanë qenë të larta dhe ka hyrë një fazë ku nga pikëpamja e vdekshmërisë së standardizuar duket se kemi ose stanjacion ose dhe rënie të vdekshmërisë nga disa kancere të caktuara”, tha Ylli.

Mjeku thekson se meshkujt mbi moshën 50 vjeç janë më të prirur të mbeten viktima. Shkaqet janë të lidhura kryesisht me stilin e tyre të jetesës.

“Pinë më shumë duhan se femrat, kanë pirë më shumë duhan se femrat dhe vijojnë të pinë më shumë duhan se femrat. Do të ketë më shumë kancer mushkërie te meshkujt për sa kohë do jetë ky profil i duhan pirjes”, tha doktori.

Ndërsa vdekjen tek meshkujt në grupmoshat 20-24 vjeç, dhe mbi 30- vjeç, nuk e sheh si diçka alarmante.

“Numrat janë tepër të vegjël për të folur për një prirje. Është e vërtetë që kanceri ndodh edhe në mosha të reja. Disa kancere mund të hasen nën 30 vjeç. Shumica dërrmuese e kacereve ndodh tek moshat e vjetra. Do ishte shumë e vështirë që të flisnim për një prirje bazuar në një numër të tillë”, tha doktori.

Vdekjet nga kanceri i gjirit janë në rënie, duke përjashtuar efektin e moshës.

“Ka një prirje për ta kontrolluar më mirë kancerin e gjirit në Shqipëri. Ka një lidhje me ndërgjegjësim më të madh të popullatës me prirjen për ta kapur atë më herët. Nëse në vdekjet totale nuk ka më rritje për kancerin e gjirit në Shqipëri, duket që vdekshmëria nga ky kancer është në rënie”, tha doktori.

Për moshat e reja, Alban Ylli tregon se kanë një numër të vogël të vdekjeve. Më tej, ai thotë se shtimi i viktimave tek të rinjtë mund të parandalohet përmes ndërgjegjësimit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë.

Në krye të tumoreve, vijon të mbetet kanceri i mushkërisë, ndjekur nga ndjekur nga kanceri në gji, stomak, zorrën e trashë, mitër dhe prostatë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME BANORËT/ Veliaj i bindur: Opozita s’ka asnjë shans që të fitojë në Tiranë
Previous article REPORTAZHI/ E përditshmja gjermane "Die Welt", 25 faqe për Shqipërinë!

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT