• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TULLUMBACJA”/ Kimisti: Oksidi azotit çon në anemi, shok zemre e sistemi nervor! Të rinjtë konsumatorë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“TULLUMBACJA”/ Kimisti: Oksidi azotit çon në anemi, shok zemre e sistemi nervor! Të rinjtë konsumatorë…

25 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kimisti Egzon Ademi ka treguar për Report TV, pasoja të frikshme në shëndetin e të rinjve që konsumojnë drogën “Tullumbace” me përbërje të oksidit të azotit. Shokun kryesor të kësaj droge e pëson zemra dhe sistemi nervor, ndërsa të rinjtë vartës të ‘Tullumbaces’ bëhen anemikë dhe sëmuren shumë shpesh.

Teksa tek frutat oksidi i azotit përdoret për tu hequr oksigjenin që të mos kalben, të rinjtë e thithin me Tullumbacen, duke i shkaktuar SHOK punës së zemrës dhe shkatërruar rruazat e kuqe të gjakut. Pasojat e drogës Tullumbace vijnë të frikshme pas shpjegimit që bën në Report kimisti Egzon Ademi.
“Ka tre efekte. Ndryshon ritmin e zemrës, heq vitaminën B12 që është përgjegjëse për rruazat e kuqe. Mund të ketë probleme me shtypjen e gjakut dhe kjo shkakton dhe një shok për punën e zemrës, por dhe me shtyllën kurrizore dhe sistemin nervor të njeriut. Ata të rinj që e marrin në sasi më të madhe dhe në kohë më të gjatë, shkakton probleme në të ecur, të vjella dhe ata të rinj vërehen shumë lehtë dhe në fytyrë se janë gjithmonë dhe më të zverdhur. Dëmton imunitetin në mënyrë të përgjithshme. Sëmuren dhe më lehtë. Në teknologji ushqimore, përdoret për të larguar oksigjenin në fruta perime për të mos u kalbur. Tek njerëzit shtyjnë oksigjenin dhe mushkritë janë shumë të varfëra me oksigjen. Përdoret në industrinë automobilistike, si oksidues”, tha Egzon Ademi, kimist.
Është kimikat industrial thotë prerë eksperti duke veçuar se edhe në fabriku ku punohet me këtë lëndë punonjësit kanë standarde të mbrojtjes së shëndetit. Duhet të ndalohet me ligj është sugjerimi i Egzon Ademit.
“Është një substancë industriale. Përfitohet dhe prodhohet në teknologji ushqimore, shëndetësi dhe industri kimike dhe kurrsesi nuk duhet të ketë përdorim sepse nuk ka asnjë veti për përmirësim të jetës së njeriut përveccse shkakton dëm. Kjo prodhohet në fabrika, oksidi i azotit. Ka rëndësi për teknologji por asesi për jetën e njeriut. Njerëzit që punojnë në këto fabrika e kanë standard mos të punojnë vetëm ku prodhohet oksidi azotit, pasi mund të ketë lirim të oksidit të azotit dhe nëse thithet në sasi të madhe mund të humbë ndjenjat. Unë shpresoj që sa më shpejt të reagohet. Shumë shpejt shpresoj ta vendosin në kategorinë e narkotive”, tha Ademi.
Oksidi i azotit merret lehtësisht në lokale, me një çmim nga 300 deri në 500 lekë, ndërsa deri tani vetëm një person ka rënë në pranga pasi promovonte dhe shiste në rrjete sociale oksid azoti përmes bombolave që i shiste me një çmim deri në 9 mijë lekë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKENAR FILMI/ Shqiptari i dënuar në Itali arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu, mediat italiane i bëjnë ‘jehonë’
Previous article VRASJA E POLICIT/ Sveçla: Brenda makinave të terroristëve serbë u gjetën harta e plane që tregojnë për një sulm të mirëorganizuar

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT