• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TUBIM PARA PARLAMENTIT NË GJEORGJI/ Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Home
Nderkombetare

TUBIM PARA PARLAMENTIT NË GJEORGJI/ Policia përdor gaz lotsjellës ndaj protestuesve

8 March, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse në orët e para të së mërkurës për të shpërndarë një protestë para parlamentit kundër një projekt-ligji për “agjentët e huaj”.

Dëshmitarët okularë në kryeqytetin e vendit ish-sovjetik, Tbilisi panë policinë të bënte arrestime përgjatë rrugës kryesore që kalon në qendër të qytetit, Rustaveli.

Orë më parë policia ishte përleshur me demonstruesit, disa prej të cilëve hodhën bomba me benzinë dhe gurë. Më pas turma u mblodh jashtë parlamentit, ku disa vetë hoqën barrierat e lehta prej metali që ishin vendosur për të mos lejuar publikun t’i afrohej ndërtesës.

Ministria e brendshme tha përmes një deklarate, se kishte të lënduar nga të dyja palët pas asaj që e quajti një protestë jashtëzakonisht të dhunshme dhe tha se policia do të merrte masa për shkeljen e ligjit.

Protestat shpërthyen pasi ligjvënësit dhanë mbështetjen e tyre fillestare për projekt-ligjin, për të cilin kritikët thonë se përbën një kthesë autoritare dhe mund të dëmtojë përpjekjen e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Duke folur në Berlin më herët të martën, kryeministri gjeorgjian Giorgi Garibashvili ripohoi mbështetjen e tij për projekt-ligjin, duke thënë se dispozitat e propozuara për agjentët e huaj përmbushnin “standardet evropiane dhe globale”.

Por shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se projekt-ligji ishte një “zhvillim shumë negativ” për vendin dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në.

Mijëra njerëz, disa prej të cilëve valëvitnin flamujt e BE-së dhe Ukrainës, u mblodhën para Parlamentit për të dëgjuar kritikët që denonconin projekt-ligjin, sipas së cilit çdo organizatë që merr më shumë se 20% të financimit nga jashtë duhet të regjistrohet si “agjente e huaj”, ose të përballet me gjoba të konsiderueshme.

Kritikët thonë se ai është u ngjashëm me një ligj të vitit 2012 në Rusi që që atëherë është përdorur për të goditur disidencën.
Presidentja gjeorgjiane Salome Zourabichvili, e cila ka thënë se do të vërë veton ndaj ligjit nëse vjen mbi tryezën e saj, tha se ishte në anën e protestuesve.

“Ju përfaqësoni një Gjeorgji të lirë, një Gjeorgji që e sheh të ardhmen e saj në Perëndim dhe që nuk do të lejojë askënd t’ia marrë këtë të ardhme,” tha ajo në një fjalim të regjistruar në Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet për një vizitë zyrtar.

Mbrëmjen e së martës protestuesit u përplasën me zemërim me policinë, e cila më pas përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë ata.

Disa bërtisnin: “Jo ligjit rus” dhe “Ju jeni rusë” ndaj politikanëve brenda parlamentit.

Rusia shihet si një vend armik nga shumë gjeorgjianë, pasi Moska mbështeti separatistët në rajonet gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në vitet 1990.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për këtë projekt-ligj që “do të shkelte disa nga të drejtat që janë thelbësore për aspiratat e popullit të Gjeorgjisë”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA REAGIMI I EFIT DERI TEK 1 MILIARD KLIKIME/ Kiara merr informacione nga jashtë
Previous article DOSSIER/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës: Kur Tito u takua me Stalinin dhe i paraqiti pretendimet për Ballkanin, ai e pyeti për...

s.autor

Postime të ngjashme

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit Botë

VALA VDEKJEPRURËSE NË EUROPË/ Mbi 12 mijë viktima në fund të qershorit

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov Botë

PROTESTAT PËRFSHIJNË UKRAINËN/ Protestuesit në shesh pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare Botë

SHOKUESE NË AUSTRALI/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online: Jemi mafia shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT