• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRUPI I MBUSHUR ME PLUMBA”/ Elson Kavaleri u qëllua 15 herë nga 3 persona të maskuar, dy pistat ku po heton policia italiane
Home
Breaking News

“TRUPI I MBUSHUR ME PLUMBA”/ Elson Kavaleri u qëllua 15 herë nga 3 persona të maskuar, dy pistat ku po heton policia italiane

20 August, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Elson Kalaveri, 36-vjeçari shqiptar që u ekzekutua dy ditë më parë, 18 gusht, në rajonin e Pisa, Itali është një emër i njohur si për policinë italiane ashtu edhe atë shqiptare.

Sipas medieve italiane trupi i tij ishte i mbushur me plumba, ndërsa një dëshmitar ngriti alarmin në zonën e Lagoni del Sasso pranë parkut Fumarole dhe fabrikës së birrës “Vapori di Birra” pas ngjarjes.

Tre persona, autorë të dyshuar të ngjarjes vijojnë të jenë në arrati.

Elson Kalaveri, banues në Colle Val d’Elsa kishte një histori shfrytëzimi prostitucioni dhe në Shqipëri dyshohet i përfshirë në vrasje.

Kalaveri ra në pritë teksa ndodhej brenda një makine që drejtohej nga një shqiptar tjetër.

Shoferi eci për disa qindra metra dhe u ndal për të kërkuar ndihmë nga drejtuesit e fabrikës së birrës. Për shqiptarin, megjithatë, nuk kishte më asgjë për të bërë.

Janë tre persona në kërkim , të cilët u larguan me një makinë të errët.

Sipas rikonstruksioneve të para, fytyrat e tyre ishin të mbuluara. Nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, drejt Kalaverit u qëllua të paktën 15 herë.

Ai ishte i ulur në vendin e pasagjerit në Mercedesin që drejtohej nga shqiptari tjetër.

36-vjeçari ishte përfshirë në hetime për prostitucion, por nuk ishte dënuar asnjëherë.

Ndërkohë, karabinierët kanë marrë në pyetje dëshmitarin , i cili drejtonte Mercedesin A-Class me targë gjermane të pasme (mungon targa e përparme) në  të cilën ndodhej viktima si dhe familjen e 36-vjeçarit.

Pistat ku po heton policia janë larje hesapesh në botën e krimit, ndoshta për arsye krimi ose shfrytëzim prostitucioni.

Nuk përjashtohet as mundësia që të jetë një vrasje e planifikuar.

Por hetimet janë ende në vazhdim dhe kërkimi po  vijon  për të zgjeruar gamën e veprimit.

Arrestimi në Shqipëri

Elson Kalaveri, ka qenë i arrestuar në Shqipëri për plagosje në Mamurras. Kalaveri ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras disa vite më parë.

Ngjarja në vitin 2014

Në vitin 2014 Kalaveri u konfliktua me Genti Keçin, fqinjin e tij. Ky i fundit e ndoqi për ta vrarë deri në komisariatin e Mamurrasit. Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit. Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, ka qëlluar me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit. Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit ka deklaruar se gjithçka e bëri për vetëmbrojtjeje.

Elson Kalaveri kishte hyrë në postën e policisë së Mamurrasit për të denoncuar fqinjin e tij, Gent Keçi. Në këtë moment ka hyrë tek posta e policisë dhe 36-vjeçari Keçi. Dy personat në fjalë kanë debatuar ashpër në prezencë të punonjësve të policisë. Kalaveri ka nxjerrë pistoletën që e mbante me vete dhe ia ka vënë në ballë. Në çast ai e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e plagosur rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI I UKRAINËS/ Rusia do të ndërpresë furnizimin me gaz në Europë për tri ditë
Previous article PAMJET/ Digjet gjatë natës makina e gardianit të IEVP-së Berat, dyshimet e para

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj Aktualitet

KOMISIONI I REFORMËS TERRITORIALE/ Ristani nuk pranon të marrë pjesë, socialistët kërkojnë të lajmërohet Veliaj

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT