• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUPAT USHTARAKE UKRAINASE DO TË TRAJNOHEN NË BRITANI/ Ambasadori i Kievit në Londër: Avionët do të jenë hapi i radhës
Home
Nderkombetare

TRUPAT USHTARAKE UKRAINASE DO TË TRAJNOHEN NË BRITANI/ Ambasadori i Kievit në Londër: Avionët do të jenë hapi i radhës

21 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ambasadori i Kievit në Londër, Vadym Prystaiko, tha se ekipet ukrainase të tankeve “së shpejti do të arrijnë” në Mbretërinë e Bashkuar për të nisur trajnimet për të operuar tanket Challenger 2.

Këto lloje tankesh, zyrtarët britanikë kanë premtuar se do t’i dhurojnë Ukrainës.

Në një video-intervistë për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë dhënë më 20 janar, Prystaiko tha se “ekipet pritet së shpejti të nisin trajnimet në territorin e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Ekipet e sistemeve të artilerive të rënda veçse po trajnohen, ndërkaq operatorët e tankeve do të arrijnë së shpejti”, tha ai.

Londra më 14 janar njoftoi se do të bëhej shteti i parë që do t’i ofrojë Ukrainës tanke moderne luftarake që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Britania ka deklaruar se do t’i japë Ukrainës 14 tanke, teksa vëzhguesit kanë spekuluar se kjo lëvizje do të inkurajojë edhe mbështetësve të tjerë perëndimorë të Kievit të ndjekin shembullin e Londrës.

Gjermania i ka rezituar presionit të disa aleatëve të NATO-s për të dhënë dritën jeshile që Kievi të pajiset me tanket e prodhimit gjerman, Leopard 2. Në takimin e ministrave të Mbrojtjes së Grupit të Kontaktit të mbajtur në Gjermani më 20 janar, nuk u arrit ndonjë pajtim për këtë çështje.

Berlini dhe aleatët e tij në NATO kanë rreth 2.000 tanke Leopard në mbarë kontinentin, por transferimi i tyre në Ukrainë do të kërkonte miratimin e Gjermanisë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në takimin në Gjermani se SHBA-ja dhe aleatët e tjerë kanë krijuar një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që ata besojnë se do të ofrojë sukses të mjaftueshëm pasi forcat e Kievit të trajnohen që të përdorin këto pajisje.

Prystaiko tha se tanket britanike “do të ndryshojnë situatën në terren”, duke shtuar se “avionët do të jenë hapi i radhës”.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka diskutuar për transferimin e tankeve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 14 janar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE KËTU MË FYEN"/ Luizi ngacmon Armaldon dhe Kiarën: Është turp, nuk ka lidhje
Previous article LISTË YJESH/ Jo vetëm Harry Kane, “djajtë e kuq” mbeten në kërkim të një “bomberi”

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT