Ndërsa SHBA kanë vendosur ta godasin Ankaranë me sanksione, për të ndërmjetësuar një armëpushim, Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence do të shkojë në Turqi por Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që Trump ka shtuar presionin mbi presidentit Erdogan dhe ka thënë se “pushtimi turk ka shkaktuar një krizë humanitare dhe gjithashtu i ka hapur rrugën krimeve të mundshme të luftës”, një aluzion për vrasjen e civilëve arabo-sunitë.
Sidoqoftë, Trump ka vendosur të vazhdojë me tërheqjen e trupave. Zyrtarët amerikanë thanë që tërheqja do të përfundojë “brenda disa ditësh”, me siguri deri të dielën, më herët nga sa pritej.
Presidenti amerikan nuk përmendi vizitën e Rexhep Tajip Erdogan në Uashington, të planifikuar për 13 nëntor dhe që ende është në rendin e ditës.
Pentagoni nga ana tjetër është më i ashpër. Mark Esper akuzoi Ankaranë se “bëri që të burgosurit e ISIS të largoheshin” dhe kërcënoi të rishikonte raportet brenda NATO-s. Ndër masat e mundshme është tërheqja e 50 kapakëve bërthamorë taktikë të mbajtur nga SHBA në bazën e Incirlik.


