• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP PËRKRAH OBAMËS/ Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë
Home
Nderkombetare

TRUMP PËRKRAH OBAMËS/ Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë

9 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Homazhet për Jimmy Carter bënë bashkë këtë të enjte (9 janar) rivalë dhe ish-aleatë në politikën e SHBA-së.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump përshëndeti dhe shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence ndërsa me Barack Obama, Trump mesa duket pati një bisedë mjaft miqësore. Në një moment Trump duket se i pëshpërti diçka në vesh Obamës, ndërsa ky i fundit qesh.

Pence u ul pas Trump, i cili ishte në rreshtin e dytë me ish-presidentët dhe zonjat e para, përfshirë ish-presidentin George W. Bush dhe Barack Obama. Biden dhe Harris ishin në rreshtin e parë.

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të nderohet me një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, përpara se të varroset në shtetin e tij të Xhorxhias. Carter ndërroi jetë më 29 dhjetor 2024 në moshën 100-vjeçare.Ai ishte ish-presidenti më jetëgjatë në historinë e Amerikës, duke i mbijetuar një tumori në vitin 2015 dhe një rënieje të rëndë në shtëpi në vitin 2019.

Po ashtu Carter u quajt edhe ish-presidenti më modest: jo vetëm sepse u rikthye të jetonte në një fermë me dy dhoma gjumi, vlera e së cilës sot llogaritet 167 mijë dollarë, por sepse gjithmonë refuzoi të përfitonte financiarisht nga përvoja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk pranoi të hynte në bordet e drejtorëve të kompanive apo të mbante fjalime me pagesë, siç kishin bërë paraardhësit e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRHYNË NË DOSJET E "TOYOTA YARIS" DHE SUEL ÇELËS/ Caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe 3 të tjerët
Previous article LOS ANGELES E "PUSHTUAR" NGA FLAKËT/ Zjarri u afrohet qendrave të banuara, panik mes qytetarëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT