• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRHYNË NË DOSJET E “TOYOTA YARIS” DHE SUEL ÇELËS/ Caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe 3 të tjerët
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRHYNË NË DOSJET E “TOYOTA YARIS” DHE SUEL ÇELËS/ Caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe 3 të tjerët

9 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ndërhynë në dosjen e ‘Toyota Yaris’ dhe 7 të tjera, caktohet gjyqtari i dosjes së dërguar nga SPAK për proces në GJKKO.

Shorti i hedhur ka përzgjedhur si magjistratë të çështjes pikërisht Irena Gjokën, e cila do të ketë në dorë fatin penal të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerëve.

SPAK e dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladit.

Teksa është veçuar hetimi për gjyqtarët, prokurorët e funksionarët e tjerë të drejtësisë që bashkëpunuan me ta, në dosjen e re që po hetohet dhe rastet e tjera të zbuluara, konkretisht në ato të Suel Çelës, kreut të grupit të Elbasanit në kërkim dhe 6 të tjera.

Sipas SPAK, Zarka me 3 të tjerët akuzohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë në 8 dosje duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar rrethanat. Mes dosjeve që kanë ndërhyrë është dhe ajo e Toyota Yaris dhe e Suel Çelës.

“Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal si edhe nga burimet e provave të mbledhura dhe të administruara gjatë hetimeve paraprake është provuar fakti se të pandehurit; Astrit Vladi, Radovan Çela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka në bashkëpunim me njëri tjetrin, në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim të paligjshëm te funksionarë të drejtësisë, kanë ofruar përfitime të parregullta për funksionarë të drejtësisë, si dhe kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, për secilin prej tyre”, u tha nga SPAK më 4 Janar.

Ata kanë ndërhyrë për të ndikuar tek gjyqtarë e prokurorë që hetonin dhe gjykonin Alfred Vladin, kushëririn e tij Elvis Vladi dhe biznesmenin Alban Mollaymeri, në lidhje me 3.4 milionë eurot që u bllokuan në Portin e Durrësit, në qershor 2018, me qëllim që të favorizoheshin të pandehurit. Kjo është edhe dosja e parë për këta të pandehur. Por hetimet zbuluan edhe rastin për favorizim të Suel Çelës, për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Gjithashtu kanë ndërhyrë në çështjen penale në ngarkim të shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar për veprën penale “vjedhje” e mbetur në tentativë dhe mosfillimin e procedimit penal për referimin penal nr.669 datë 26.03.2020 të dërguar nga Komisariati i Policisë Himarë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë si dhe një çështje në ngarkim të Altin Veizaj etj., të akuzuar për veprën penale “kultivimi i narkotikëve”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THARJA E SYVE NGA TELEFONI/ Kujdesi që duhet të tregoni
Previous article TRUMP PËRKRAH OBAMËS/ Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre Aktualitet

DHUNA PARA PARLAMENTIT/ 11 protestues dhe 6 efektivë paraqiten në QSUT dhe te Trauma, ja gjendja e tyre

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE ABUZOI SEKSUALISHT ME TË RENË/ Shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë! Në pranga një tjetër (EMRI)

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar Aktualitet

PËRPLASJET MES PROTESTUSVE PARA KUVENDIT/ Shkon në tre numri i efektivëve të lënduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT