• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP PADIT BBC PËR SHPIFJE/ Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim
Home
Nderkombetare

TRUMP PADIT BBC PËR SHPIFJE/ Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

16 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paditur të hënën transmetuesin britanik BBC, duke kërkuar dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh nën akuzat për shpifje si dhe praktika tregtare mashtruese dhe të padrejta, raporton agjencia “AP”.

Padia prej 33 faqesh akuzon BBC-në se ka transmetuar një “përmbajtje të rreme, shpifëse mashtruese, përçmuese, nxitëse dhe dashakeqe për presidentin Trump”, ndërsa e ka quajtur “përpjekje të paturpshme për të ndërhyrë dhe ndikuar” në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së të vitit 2024.

BBC akuzohet për bashkimin e dy pjesëve të ndara të fjalimit të Trumpit të 6 janarit të vitit 2021 gjatë trazirave në Kongres. Padia thotë se qëllimi ishte “për të keqinterpretuar qëllimisht kuptimin e asaj që tha presidenti Trump”.

BBC-ja nuk ka lëshuar ende ndonjë reagim lidhur me padinë.  Transmetuesi britanik i kishte kërkuar Trumpit falje muajin e kaluar për ndërhyrje në fjalimin e 6 janarit. Por, transmetuesi publik hodhi poshtë pretendimet për shpifje.

 

Kreu i BBC-së, Samir Shah, e kishte quajtur atë një “gabim vlerësimi”. Shkaku i atij gabimi në emisionin Panorama, pasuan dorëheqjet e kryeredaktorit dhe po ashtu drejtorit të lajmeve.

Trump kishte mbajtur fjalimin para se disa nga mbështetësit e tij ta sulmonin Capitolin në SHBA, ndërsa Kongresi ishte gati ta certifikonte fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020. Trump kishte pretenduar se fitorja i ishte vjedhur.

BBC kishte transmetuar dokumentarin njëorësh me titullin “Trump: Një shans i dytë?”, disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së të vitit 2024.  Në atë dokumentuar ishin bashkuar tri citate nga dy pjesë të ndryshme të fjalimit të vitit 2021, fjalim që kishte zgjatur afro një orë.

Në dokumentar ishte krijuar një citat në të cilën jepej përshtypje se Trump po u bën thirrje mbështetësve të marshonin dhe të “luftonin”.  Midis dy pjesëve të prera të fjalimit ishte një pjesë që Trump u tha protestuesve se do që të protestojnë në mënyrë paqësore.

Trump kishte thënë më herët të hënën se po padiste BBC-në për shpifje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKESA E SPAK PËR ARRESTIMIN E BALLUKUT/ Reagon Berisha: Rama po e mbron, populli do e thotë fjalën e tij më 22 dhjetor
Previous article EMRI/ I arrestuar 15 vite më parë në SHBA, kush është ​shqiptari në dosjet voluminoze të drogës në Ekuador

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT