• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump nuk tërhiqet: Do të arrestojmë prindër e fëmijë, emigrantë të paligjshëm
Home
Nderkombetare

Trump nuk tërhiqet: Do të arrestojmë prindër e fëmijë, emigrantë të paligjshëm

30 June, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Në një aktpadi të dorëzuar në gjykatë të premten, qeveria amerikane pretendon se ka të drejtën për të ndaluar fëmijët dhe prindërit që kapen duke kaluar kufirin e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të paligjshme, përgjatë të gjithë kohës së procedurave të emigracionit.

Në fakt, zgjidhja që drejtësia i dha në vitin 1997 çështjes së emigracionit, me marrëveshjen e njohur si “Flores”, është interpretuar gjerësisht si një kërkesë ndaj Departamentit të Sigurisë Kombëtare të lirojë fëmijët e emigrantëve të paligjshëm nga qendrat e paraburgimit pas 20 ditësh.

Por, avokatët e Departamentit të Drejtësisë thonë në këtë aktpadi të dorëzuar të premten në Gjykatën e Distriktit të Kalifornisë se, tashmë ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’i mbajnë fëmijët për sa kohë u duhet të zgjidhin çështjet e tyre të emigracionit, për shkak të një urdhri të përkohshëm të lëshuar gjatë së martës në një rast të veçantë emigrantësh.

Rasti në fjalë, i sjellë nga Unioni Amerikan i Lirive Civile në San Diego, sfidoi politikën e fundit qeveritare të ndarjes së familjeve, në mënyrë që të mbajnë prindërit në paraburgim për sa kohë të jetë e nevojshme, falë politikës së “tolerancës zero” të presidentit Donald Trump.

Që prej implementimit të kësaj politike në maj, familjet janë ndarë në mënyrë të vazhdueshme pas kapjes. Rreth 2.000 fëmijë të ndarë nga prindërit mbahen aktualisht nën kujdesin e organizmave qeveritare.

Një urdhër ekzekutiv i lëshuar nga Trumpi gjatë këtij muaji përmbysi politikën, e gjithashtu urdhëresën e mëpasshme në San Diego, që urdhëronte qeverinë të ndalte menjëherë ndarjen e prindërve dhe fëmijëve, e që shtonte se familjet duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve.

Për të përmbushur urdhrin, qeveria njoftoi të premten se “nuk do t’i ndajë më familjet, por do t’i arrestojë familjet së bashku gjatë pritjes së procedurave të emigracionit”. Procedura këto, të cilat në shumicën e rasteve marrin disa muaj apo vite kohë për t’u zgjidhur.

Nën administratat e kaluara prindërit dhe fëmijët shpesh liroheshin, për t’i ndjekur pretendimet e tyre për emigracion në liri në Shtetet e Bashkuara. Trump e ka kritikuar politikën e mëparshme të ashtuquajtur “kap e lësho”, duke u zotuar se do të burgosë të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një tjetër aksident TRAGJIK në Lushnje, humb jetën 14-vjeçari. Ishte me kushëririn e tij në...
Previous article Votuan “Brexit”-in, britanikët kërkojnë pasaporta europiane

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT