• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP NËNSHKRUAN URDHRIN: Të ndalohen fondet federale për dy mediat publike PBS dhe NPR
Home
Nderkombetare

TRUMP NËNSHKRUAN URDHRIN: Të ndalohen fondet federale për dy mediat publike PBS dhe NPR

2 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, duke kërkuar bllokimin e të gjitha fondeve federale për Shërbimin Publik të Transmetimit (PBS) dhe Radion Publike Kombëtare (NPR), raporton BBC. Mbrëmjen e së enjtes, Trump pretendoi se të dy organizatat janë angazhuar në “mbulim lajmesh të anshme dhe partiake”.

Me këtë vendim, Trump udhëzon bordin e Korporatës së Transmetimeve Publike, e cila shpërndan fondet për stacionet PBS dhe NPR, që të ndërpresë financimin e drejtpërdrejtë në “masën maksimale të lejuar me ligj”. Sipas urdhërit, bordi duhet të refuzojë ofrimin e fondeve në të ardhmen për organizatat e lajmeve.

“Nuk ka rëndësi se cilat pikëpamje promovojnë NPR dhe PBS. Ajo që ka rëndësi është se asnjëri entitet nuk u paraqet qytetarëve taksapagues një portretizim të drejtë, të saktë ose të paanshëm të ngjarjeve aktuale”, thuhet në urdhër.

Sipas vlerësimeve të tyre, më shumë se 40 milionë amerikanë dëgjojnë radion publike NPR çdo javë dhe 36 milionë shikojnë një stacion televiziv lokal nga rrjeti PBS çdo muaj. Drejtoresha e NPR-së, Katherine Maher, vlerësoi në mars se stacioni radiofonik do të merrte rreth 120 milionë dollarë nga CPB në vitin 2025, më pak se 5% të buxhetit të tij.

Të dyja organizatat kanë thënë më parë se përpjekja e Trump për të shkurtuar fondet mund të ketë një ndikim shkatërrues tek ata që mbështeten tek ato për lajme të besueshme, përfshirë gjatë situatave të emergjencës. Grupi për të drejtat e medias, RSF, paralajmëroi të premten për “një përkeqësim alarmues të lirisë së shtypit” në Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Trump dhe vështirësi për gazetarët e pavarur në të gjithë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JETA LUKSOZE E PRESIDENTIT RUS/ Putin shuan kureshtjen, zbulon për herë të parë rezidencën në Kremlin (VIDEO)
Previous article VRASJA E ANTONIO KARAFILIT/ Zbardhet dinamika! Ish e dashura i dërgoi prindërit e të ndjerit në vendngjarje: Ja ku e keni! Detajet që e 'tradhtuan'...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena Botë

EUROPA "SHKRIHET" NGA I NXEHTI/ 48 rajone franceze në alarm, mbyllen shkolla e anulohen trena

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT