• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit
Home
Nderkombetare

TRUMP NË QORRSOKAK? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

11 July, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Pas heqjes së përjashtimeve nga sanksionet dhe bombardimeve amerikane ndaj më shumë se 170 objektivave në Iran, pyetja që shtrohet është: a ekziston një plan C? Sipas The New York Times, nëse një plan i tillë ekziston, Donald Trump dhe këshilltarët e tij nuk e kanë bërë ende publik.

Sipas analizës, administrata amerikane duket se është rikthyer te e njëjta strategji e viteve të kaluara: kombinimi i presionit ushtarak me sanksionet ekonomike. Një formulë që nuk arriti rezultatet e dëshiruara as kur Trump shpresonte në një ndryshim regjimi në Iran dhe as kur synonte ta detyronte Teheranin të bënte lëshime të mëdha.

Richard Haass, ish-diplomat amerikan dhe ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cilëson këtë situatë si “një qorrsokak strategjik”. Ai paralajmëron se sa më shumë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara, aq më shumë Irani godet bazat amerikane në vendet e Gjirit Persik, por edhe infrastrukturën energjetike dhe naftësore, ndërsa Uashingtoni ende nuk ka gjetur një mënyrë efektive për t’i mbrojtur ato.
Pas përshkallëzimit të ditëve të fundit, Trump shkroi në rrjetin e tij social Truth Social se SHBA ka pranuar të vazhdojë negociatat, duke theksuar se kjo ishte kërkesë e Iranit. Megjithatë, ai shtoi se “armëpushimi ka marrë fund”.

Ndërkohë, Katari ka rifilluar ndërmjetësimin për të shmangur dështimin e plotë të negociatave. Emisarët e tij udhëtuan drejt Teheranit në koordinim me SHBA-në për të mbajtur gjallë dialogun. Edhe pse Trump ka shprehur skepticizëm për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, burime amerikane këmbëngulin se Shtëpia e Bardhë vazhdon të kërkojë një zgjidhje paqësore dhe se negociatat teknike pritet të rifillojnë javën e ardhshme, me gjasë në Zvicër.

Megjithatë, sipas The New York Times, problemi nuk është vetëm teknik, por thellësisht politik. Përveç programit bërthamor iranian, një nga çështjet më të ndërlikuara është kontrolli i ngushticës së Hormuzit.

Administrata amerikane pranoi të nënshkruante një memorandum mirëkuptimi, ku një prej pikave parashikon që Irani të garantojë kalimin e sigurt të anijeve tregtare pa vendosur tarifa për një periudhë prej vetëm 60 ditësh.

Për Uashingtonin, kjo ishte një mënyrë për të rihapur ngushticën dhe për t’ia lënë përgjegjësinë Iranit. Por Teherani e interpreton këtë si njohje të kontrollit të tij mbi Hormuzin, duke pretenduar se anijet duhet të ndjekin korridoret detare të përcaktuara nga autoritetet iraniane dhe se në të ardhmen mund të vendosen tarifa për kalimin.

Një tjetër pikë e memorandumit parashikon që Irani të zhvillojë bisedime me Omanin dhe vendet e tjera të Gjirit për administrimin afatgjatë të ngushticës dhe ofrimin e shërbimeve detare, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat sovrane të shteteve bregdetare.

Sipas administratës amerikane, kjo formulë i jep kohë diplomacisë, me shpresën se e drejta ndërkombëtare dhe vendet e Gjirit nuk do të lejojnë që Irani të marrë kontroll të plotë mbi Hormuzin. Megjithatë, interpretimet e ndryshme të marrëveshjes u përplasën më shpejt sesa pritej, vetëm pak javë pas nënshkrimit të saj.

Në thelb të krizës qëndron edhe një ndryshim i madh në mënyrën se si të dyja palët e shohin situatën. Trump besonte se përfitimet ekonomike nga eksportet e naftës do të ishin një nxitje e mjaftueshme që Irani të pranonte kompromis. Por për udhëheqjen iraniane, kontrolli i ngushticës së Hormuzit konsiderohet një çështje strategjike dhe sigurie kombëtare, shumë më e rëndësishme sesa përfitimet ekonomike.

Kur Marina amerikane nisi të shoqëronte anijet tregtare në një korridor alternativ pranë Omanit, Irani reagoi duke hapur zjarr ndaj tyre, çka solli një bllokim të ri të trafikut detar. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane e shohin çdo marrëveshje diplomatike vetëm si një pauzë përpara një sulmi të ri të mundshëm nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZAT E MITURA DHUNUAN SHOQEN/ Prokuroria e Fierit jep masat e sigurisë për protagonistet e sherrit
Previous article TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

s.autor

Postime të ngjashme

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit Botë

EVROPA DREJT NJË MODELI TË RI PËR HORMUZIN/ Në tryezë tarifat e lundrimit

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Raportohet për shpërthime në lindje të Teheranit

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT