• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump kritikon administratën Obama: Nuk bëri sa duhet për ndërhyrjen ruse
Home
Nderkombetare

Trump kritikon administratën Obama: Nuk bëri sa duhet për ndërhyrjen ruse

15 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump kritikoi të shtunën administratën Obama, që nuk i është përgjigjur me ashpërsinë e duhur Rusisë në sulmet kibernetike ndaj demokratëve në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Përgjigja e parë e zotit Trump ndaj akuzave që ngriti të premten Prokurori i Posaçëm Robert Mueller kundër zyrtarëve rusë, për ndërhyrje në politikën amerikane, erdhi përmes disa twiterave që Presidenti Trump shkroi nga rezorti i golfit në Skoci, ku ai ndodhet, dy ditë para takimit të tij në Finlandë me Presidentin rus Vladimir Putin.

“Historitë që ju dëgjuat dje për 12 rusët kanë ndodhur gjatë administratës Obama, jo gjatë administratës Trump. Përse nuk u bë asgjë për këtë çështje, kur Presidenti Obama u njoftua nga agjentët e FBI-së në shtator, para zgjedhjeve?” – shkruante zoti Trump.

Në aktpadinë që u njoftua të premten për 12 zyrtarët rusë, thuhet se rusët kishin ndërhyrë në sistemet kompjuterike të fushatës presidenciale të Hillary Clintonit dhe se kishin publikuar dhjetra mijëra komunikime private, në kuadrin e një komploti më të gjerë të Kremlinit, për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, që përfundoi me ardhjen e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë thënë se Moska synonte të ndihmonte ardhjen në pushtet të zotit Trump dhe të minonte zonjën Clinton.

Gjatë javës së tij në Europë, i pyetur në se do ta ngrinte çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, Presidenti Trump tha se “me siguri që kam për ta ngritur këtë çështje në takimin me zotin Putin”.

Pas komenteve të zotit Trump, disa senatorë demokratë i dërguan atij të shtunën një letër, ku i kërkonin “ta anuloni takimin me zotin Putin, në se nuk jeni i përgatitur ta bëni sulmin rus ndaj zgjedhjeve amerikane çështjen kryesore të diskutimeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Propozim si nëpër filma: I riu përlot të dashurën para Taylor Swift
Previous article VRASJA E ÇIFTIT ME SILENCIATOR NË KOKË/ Ja si DUKET lagjia ku banonin. Bërçama doli nga makina kur pa se... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT