• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP KËRCËNON NËSE KA VARJE/ Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet
Home
Nderkombetare

TRUMP KËRCËNON NËSE KA VARJE/ Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

14 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Irani sulmon ashpër Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ambasadori i Teheranit në OKB, Amir Saeid Iravani, i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres duke pretenduar se “Amerika dhe Izraeli “mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe të pamohueshme ligjore për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, veçanërisht të rinjve”.

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani dhe “të marrin në konsideratë largimin tokësor, nëse është e mundur, për në Armeni ose Turqi”. Departamenti rekomandoi që amerikanët “të kërkojnë mjete alternative komunikimi” për shkak të “ndërprerjeve të vazhdueshme të internetit” dhe “të kenë një plan largimi që nuk varet nga ndihma e qeverisë amerikane”.

Kjo sinjalizon se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është marrë një vendim lidhur me ndërhyrjen ushtarake, apo për opsionet e tjera në tryezën e presidentit Donald Trump, shkruan A2.

“Mesazhi për Iranin është se ata duhet të tregojnë humanizëm. Ata kanë një problem të madh. Dhe shpresoj se nuk do të vrasin njerëz. Dhe do të kem një raport shumë shpejt. Më duket se ata janë sjellë shumë keq, por kjo nuk është konfirmuar ende”, tha Trump.
Presidenti nënvizon se SHBA-të do të ndërmarrin “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse ai ekzekuton protestuesit, pasi më parë u tha iranianëve se “ndihma është rrugës”. Kjo vjen ndërsa të afërmit e 26-vjeçarit Erfan Soltani, i cili u arrestua javën e kaluar, i thanë BBC Persian se ai do të ekzekutohet sot. Më shumë se 2,400 demonstrues antiqeveritarë janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane, sipas një grupi të të drejtave të njeriut me seli në SHBA. Por mediat opozitare me seli në Londër kanë dhënë alarmin se shifra reale e personave të vrarë në manifestime ka shkuar mbi 12 mijë.

Trump ka peshuar opsionet ushtarake dhe të tjera në përgjigje, duke njoftuar tashmë tarifa prej 25% për çdo vend që tregton me Iranin. Qeveria në Teheran ka akuzuar SHBA-në se po përpiqet të “shpikë një pretekst për ndërhyrje ushtarake , duke paralajmëruar se “ky manual ka dështuar më parë”. Ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral brigade Aziz Nafizardeh, paralajmëroi se vendi i tij do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse Shtetet e Bashkuara nisin një ofensivë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHIME SE ALTIN NDOCI NDODHET NË TIRANË/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht
Previous article U ARRATIS DJE NGA SPITALI/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT