• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump befason britanikët: Boris Johnson do ishte një kryeministër i madh
Home
Nderkombetare

Trump befason britanikët: Boris Johnson do ishte një kryeministër i madh

13 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump ka kërcënuar Britaninë e Madhe se, me shumë gjasë “nuk do të arrijë” një pakt tregtie me Shtetet e Bashkuara, nëse plani i kryeministres Theresa May për “Brexit”-in do të përparojë, raporton TCH.

Sipas asaj që ka deklaruar për “The Sun”, plani i kryeministres britanike “ndoshta do ta vriste një marrëveshje”, pasi kjo do të nënkuptonte që Shteteve të Bashkuara “u duhet të merren me Bashkimin Europian”, në vend që të merren vetëm me Britaninë.

Ndaj deklaratave të Trumpit nuk ka pasur asnjë reagim nga “Downing Street”.

Theresa May është përpjekur të diskutojë një marrëveshje tregtie të lirë me Shtetet e Bashkuara, në ndalesën e parë të presidentit amerikan Trump në Britani, duke u shprehur se “Brexit” ishte një “mundësi” për të krijuar rritje ekonomike për të dyja vendet.

Por, si për të theksuar kundërshtinë e tij ndaj planit të Mayt, Trump deklaroi gjithashtu se ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson do të ishte një “kryeministër i madh”, duke shtuar se “ai ka gjithçka i nevojitet”.

Në intervistën e tij për tabloidin britanik, ai risolli në vëmendje kritikat ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadiq Khan, për sulmet terroriste të vitit të kaluar në kryeqytet, duke thënë se ai ka bërë “një punë të tmerrshme”.

Presidenti dhe bashkëshortja e tij u pritën me një ceremoni tapeti të kuq në pallatin “Blenheim”, në Oxfordshire”, pasditen e së enjtes. Ata ishin duke darkuar me Mayn kur doli lajmi për intervistën e tij me gazetën britanike, e cila – sipas tij, – ishte bërë teksa gjendej në Bruksel.

Pas publikimit të saj, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se presidenti “pëlqen dhe respekton së tepërmi kryeministren May”, duke shtuar se “kurrë nuk ka thënë ndonjë gjë të keqe për të”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Deutche Welle": Ja si mund të zbatohen në praktikë politikat e migrimit në BE
Previous article Apple shpenzon 300 milionë dollarë për pastrimin e mjedisit

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin Botë

"BALLKANI PERËNDIMOR NË FOKUS..."/ BE sinjalizon “moment të ri” për zgjerimin

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT