Kush nuk do të donte të dinte se si ia del princesha të ketë gjithmonë flokë kaq të shëndetshëm, apo atë lëkurë prej bebeje? Pas shumë përpjekjesh, fansat më të zjarrtë të saj kanë zbuluar se cilat janë disa prej sekreteve që ajo përdor në përditshëmrinë e saj.
1- Thonj të thjesht dhe kaq!
Jo se princesha nuk është fanse e ngjyrave, por rregullat janë rregulla dhe askush s’mund ta ndryshojë këtë. Kështu që nuk ka asnjë shans ta shihni Kate me thonjtë e lyer me të kuqe. Po ç’rëndësi ka kjo?
2- Ajo gjithmonë pret flokët para se të tregojë se është shtatzënë.
Para se të jap lajmin e madh, Kate shfaqet gjithnjë me një model të ri flokësh. Dhe në fakt e ka menduar kaq mirë! Ajo e di që do të sundojë çdo faqje të parë revistash dhe të gjithë do të duan ta fotografojnë më shpesh se zakonisht dhe flokët e mirë janë gjithçka!
3-Gjithnjë kombinon balsamin me shampon e flokëve.
Po dhe ne jemi po kaq të habitur sa ju, por princesha e bën këtë çdo herë. Ai që kujdeset për flokët e saj, tregon se një kombinim i tillë bën që flokët e saj të hidratohen dhe pastrohen vetëm me një hap.
4- Mban vaj fytyre në duar
Kate është e dhënë pas produkteve natyrale dhe kujdeset shumë për lëkurën e saj. Ajo ka gjithnjë duar të buta, pikërish se nuk i ndahet vajit të fytyrës.


