Kryedemokrati Lulzim Basha e ka quajtur nje dite te madhe per Tropojen dhe vendin, diten e sotme, kur ne qytetin e tij, ngrihet sot shtatorja e heroit te demokracise, Azem Hajdarit.
Ne fjalen e shkruar mbajtur ne kete ceremoni, pasi pershendetjes nga ana e kryetarit te bashkise se Tropojes, Basha ka cmuar vepren e pavdekshme te Azem Hajdarit per demokracine shqiptare. “Kam ardhur me gëzim dhe dëshirë të madhe në këtë festë të bukur, kthimin e Azem Hajdarit në Tropojën e tij të shtrenjtë. Këto male janë plot me heroizëm dhe lavdi. Azem Hajdari ju përket ju, i përket Tropojës dhe ju jeni krenar për birin tuaj. Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdarit i detyrohemi shumë për çka bëri për lirinë e gjithëve ne”- tha Basha gjate fjales se tij.
Sipas tij, kjo qe ngrihet sot eshte vetëm njëra prej përmendoreve që ngrihen për të. “Në fakt përmendoren më të madhe, Azem Hajdari e ka në mendjet dhe zemrat tona. Ai vazhdon të na ndriçojë rrugën. Në mendjen dhe zemrat time, të mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i Azem Hajdarit na shërben të kujtojmë se liria është gjëja më e çmuar në jetë. Tropoja sot është shumë e bukur me përmendoren e Azem Hajdarit”- tha Basha.


