Pas rastit të Kavajës një tjetër ngjarje e rëndë dhe e turpshme ka tronditur opinionin public paraditen e sotme.
Bëhet fjalë për efektivin e policisë Behran Bajrakurti nga Malësia e Madhe që pasi ka ngacmuar seksualisht të miturën 15 vjeçe I ka dërguar edhe video të turpshme deri në skandaloze.
Vetëm pesë ditë më parë, edhe në Drenas të Kosovës u bë I ditur një ngjarje e tillë. Një 16 vjeçare pasi ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi I ndodhi e njëjta gjë edhe nga polici ku shkoi të denonconte.
Të dyja rastet duket se nuk kanë të përbashkët vetëm moshën e vajzave të prekura por edhe mënyrën e detyrimit me forcë.
Në dy dëshmitë e mëposhtme, vihet re detaji I përndjekjes nga të dy policët, I futjes me dhunë në makinë e më pas detyrimi për të kryer marrëdhenie sociale.
Detaji që vret akoma më shumë, është se të dy efektivët e policisë sipas profileve të tyre, shfaqen familjarë duke postuar foto pranë fëmijëve të tyre. Si baballarë të denjë.
Rasti në Malësi të madhe, dëshmia e nënës së vajzës:
“Vajza ime eshte ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.
Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës.
Rasti i Kosovës, dëshmia e të miturës:
….”Aty ka qenë edhe Vesel Veseli kur e kam dhënë deklaratën. Atë natë me një shok më ka sjellë në shtëpi dhe më tha ‘nuk paska pasë faj profesori’”.
“Ma kërkoi numrin, më tha nëse nuk ma jep e gjej për dy minuta. Më pas filloi duke më shkruar, duke më shantazhuar më ka bindë edhe me dalë me të”.
“Më tha nëse nuk del me mu – kur të them unë – do të mbysë”.
“Pas dy ose tre ditësh jam imponuar për të dalë për shkak të frikës, nuk doja me pasë probleme familja ime. E kam majtë rastin brenda vetes meqë e kam një vëlla hasret dhe nuk kam dashtë me pasë ai probleme”.
Përgatiti: AlpeNews.al