• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITET SUEDIA/ Njerëz që vrapojnë, britma e lot në një qendër tregtare në Malmo, i dyshuar si autor një 15 vjeçar
Home
Jetë

TRONDITET SUEDIA/ Njerëz që vrapojnë, britma e lot në një qendër tregtare në Malmo, i dyshuar si autor një 15 vjeçar

19 August, 2022 s.autor Jetë

Blerës të tmerruar që vrapojnë të shpëtojnë kokën, britma dhe të qara pa fund. Kjo është skena e një sulmi me armë që ka ndodhur rreth orës 17:00 me atë lokale në qendrën tregtare “Emporia” të qytetit të dytë më të madh suedez, Malmo.

Sipas mediave vendase janë dëgjuar disa të shtëna, ndërsa në vendngjarje ndodhen disa patrulla policie.

Sipas raportimeve të para një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur, ndërsa një i dyshuar, i lindur në vitin 2007 (15 vjeç) është arrestuar.

Sipas burimeve policore për HD dhe Sydsvenskan, dy persona janë qëlluar me armë zjarri në katin e tretë.

 

 

“Disa njerëz që qajnë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh”, tha një person në vendngjarje.

Ndërkohë, zëdhënës i shtypit në qendrën komanduese të policisë, Jimmy Modin tha: “Ka pasur të shtëna. Jemi në vendngjarje me një numër të madh efektivësh dhe e kemi rrethuar vendin”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Jashtë kordoneve rrethues për skenat e krimit ka shumë të rinj, shumë prej tyre të tronditur, që tregojnë se si panë oficerët e policisë teksa vinin duke vrapuar me armë në dorë dhe se si qindra njerëz vrapuan për të dalë nga qendra tregtare.

Përforcime policore nga Helsinborgu kanë shkuar gjithashtu në vendngjarje. Një dëshmitare e quajtur Malin Weibull ishte brenda qendrës tregtare kur shpërthyen të shtënat.

“Ne u ulëm në tokë dhe pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Ata bërtitën se ka të shtëna, ka të shtëna”, rrëfeu ajo.

Ndërkohë, Josef Jaber ndodhej në qendër me babanë dhe motrën e tij. “Ishim në dyqanin e Apple për të rregulluar një celular, ata qëlluan në të njëjtin kat. Dëgjuam rreth pesë të shtëna. Pastaj njerëzit filluan të vrapojnë. Njerëzit që punojnë në dyqan bërtisnin se po dilnim. Njerëzit qanin. Ishte e frikshme”, thotë ai.

Edhe Stefan Dovborn ishte brenda kur shpërthyen të shtënat.

“Isha brenda në ICA kur njerëzit filluan të vrapojnë dhe në sportele u bë kaos. Kur dolëm me vrap, pamë që jashtë ishte kaos total. Ishte një grua shtatzënë që po i binte të fikët. Ajo kishte parë se si ishte qëlluar një grua”, zbuloi Stefan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SPANJA DUHET TA NJOHË KOSOVËN"/ Kurti intervistë për “El Pais”: Katalonja e baskët nuk janë raste të njëjta
Previous article I NXEHTI "THAN" DANUBIN/ Dalin në sipërfaqe anijet e Luftës së Dytë Botërore

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT