• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPANJA DUHET TA NJOHË KOSOVËN”/ Kurti intervistë për “El Pais”: Katalonja e baskët nuk janë raste të njëjta
Home
Rajon

“SPANJA DUHET TA NJOHË KOSOVËN”/ Kurti intervistë për “El Pais”: Katalonja e baskët nuk janë raste të njëjta

19 August, 2022 s.autor Rajon

“Albin Kurti ka kaluar më shumë se gjysmën e 47 viteve duke luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare. Ky ish-aktivist u zgjodh kryeministër me shumicë të madhe në vitin 2021”, kështu shkruan në artikullin e saj gazeta spanjolle ‘El Pais’, pas një interviste të dhënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti gjatë kësaj interviste ka deklaruar se shteti spanjoll duhet ta njohë Kosovën , pasi kjo do ta ndihmonte Spanjën ta demonstronte se rastet nuk janë të njëjta, pasi Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë.

‘Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën. E di që ka disa ankesa, por, siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, kur fitoi çmimin ‘Princi i Asturias’: ‘Spanja nuk duhet të krahasohet kurrë me Serbinë, sepse Serbia bëri gjenocid në Kosovë’. Besoj se pikërisht me njohjen e Kosovës, Spanja tregon se Katalonja dhe baskët janë raste të ndryshme’, ka thënë Kurti.

Në pyetjen se a ekziston rreziku për konflikt të hapur mes Serbisë dhe Kosovës, ai tha se ‘ka tension të madh sepse Beogradi refuzon të pranojë krimet e bëra në luftën në Kosovë.

“Për shembull, për masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999, thonë se nuk ka ekzistuar. Ata e mohojnë krimin. Përveç kësaj, ata nuk e njohin pavarësinë tonë dhe kanë kryer 48 operacione rreth kufirit tonë: 28 janë ushtarake dhe 20 janë të xhandarmërisë’.”, ka thënë ai.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar gjatë ditës së djeshme në Bruksel, ku ka pasur një takim tre-palësh me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell si edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "M'BANE PIS..."/ Shoku i Madrit Ulqinakut tregon si nisi sherri që përfundoi në tragjedi
Previous article TRONDITET SUEDIA/ Njerëz që vrapojnë, britma e lot në një qendër tregtare në Malmo, i dyshuar si autor një 15 vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT