Një vrasje e dyfishtë është regjistruar mesditën e sotme, ndërsa autori ka qëlluar më pas edhe veten. Policia maqedonase njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 Stajkovc të Shkupit.
Viktimat S.K (57) dhe bashkëshorti i saj V.K (64) janë gjetur me lëndime të shumta në kokë përkatësisht në tarracën dhe në shkallët e shtëpisë. Mjeku i Emergjencave Mjekësore në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e S.K, ndërsa V.K me lëndime është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë në orën 14:00.
Policët e Stacionit Policor Gazi Babë kanë gjetur të plagosur edhe L.K (67), vëllai i V.K, i cili dyshohet se është autor i vrasjes. Ai gjithashtu është transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Nga vendi i ngjarjes së vrasjes së dyfishtë në Stajkovc të Shkupit janë siguruar gjurmët të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe sipas urdhrit të prokurorit publik trupat e të ndjerit do të dorëzohen për obduksion, kumtojnë nga Prokuroria publike.


