Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë mesditën e kësaj të premte. Një person është qëlluar me armë gjahu në qendër të fshatit Kote dhe ka humbur jetën.
Viktima është Fatmir Hodo, 63-vjeç, kreu i Njësisë Administrative Kote, i zgjedhur në vitin 2015. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar si personi me inicialet A.D, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa drejt fshatit Kot janë nisur forca të shumta policie.


