Një person është vrarë me çifte në Selenicë të Vlorës.
Policia bën të ditur se është vrarë kryetari i njësisë administrative në fshatin Kot, Fatmir Hodo.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kot, administrator i kësaj njësie, është 63 vjeç. Burime bëjnë me dije se autori mund të jetë banor i kësaj zone dhe dyshimet janë për konflikt pronash.
Autori i krimit është identifikuar si 43-vjeçari me inicialet Admir Delaj, nga fshati Gumenice.
Policia bën të ditur se është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
AlpeNews.al mëson se Fatmir Hodaj eshte personi mëposhtë:



