Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Meçite në vendin e quajtur Depot e djathit.
Automjeti ishte parkuar përpara një banese dhe nuk mendohet të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Automjeti tip Citroen me targa AA65ORV ishte në pronësi të shtetases Donjeta Xhelili.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje ndërkohë që grupi hetimor po heton për të zbuluar rrethanat apo autorin e mundshëm të zjarrvënies.


