Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Australi ku të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur pasi dy persona të armatosur dhe të veshur me të zeza, hapën zjarr mbi turmën gjatë festimeve të festës hebraike Hanukkah në plazhin Bondi në Uellsin e Ri Jugor.
Sipas mediave ndërkombëtare, 8 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa zona e rrethuar nga policia. Sakaq, raportohet se dy personat e dyshuar janë arrestuar. Sipas videove të publikuara në rrjet, njëri prej armatosurve është neutralizuar nga një person i pranishëm.
Të pranishmit kanë rrëfyer tmerrin e ato momenteve duke treguar fillimisht nuk po e kuptonin se çfarë po ndodhte dhe më pas po shpresonin që policia tu vinte sa më parë në ndihmë.
“Menduam se ishin fishekzjarre, por nuk ishin, ishte diçka shumë më keq. Është tmerruese”, një nga rrëfimet e para që vjen nga plazhi ikonik Bondi, vendi i të shtënave dhe një operacioni policor që po vazhdon, vjen nga ish-gazetarja dhe banorja e Randëick, Elizabeth Mealey, për transmetuesin kombëtar ABC.
“Duket sikur u desh shumë kohë për të dëgjuar një sirenë, tani po mbërrin një helikopter dhe një ambulancë. Është kaos dhe nuk e dimë vërtet se çfarë po ndodh”, tha dëshmitarja, e cila pa njerëz duke vrapuar nga North Bondi drejt South End, duke kërkuar një mënyrë për t’u arratisur. “Dëgjuam diçka që tingëllonte si të shtëna të llojeve të ndryshme dhe përfundimisht shpresuam dhe supozuam se ishte policia që po kthente zjarrin. Pastaj zhurma u bë pak më e dobët, por vazhdoi të bëhej më e fortë. Në këtë pikë, po supozojmë se ka mbaruar, por askush nuk e di me siguri”, përfundoi Elizabeth Mealey.


