• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE/ Zhdukja e të miturës zbuloi përdhunimin e saj nga vëllai dhe xhaxhai, si nisën hetimet
Home
Rajon

TRONDITËSE/ Zhdukja e të miturës zbuloi përdhunimin e saj nga vëllai dhe xhaxhai, si nisën hetimet

4 December, 2021 Delo.autor Rajon

Rastet e bëra publike të përdhunimit janë gjithmonë të rëna por provat e zbuluara së fundmi për përdhunimin e një të miture në Amaliada, të Greqisë kanë tronditur të gjithë opinionin publik.

Sipas mediave greke një 40-vjeçar i akuzuar për përdhunimin e mbesës së tij të mitur, është lënë në burg. Ndërkohë vëllai i vajzës është liruar me kusht. Ai bashkë me dajën e tij akuzohet se e dhunonin vazhdimisht të miturën.

Bëhet me dije se 40-vjeçari dhe vëllai 20-vjeçar i të miturës akuzohen për dhunim, përdhunim dhe joshje të vazhdueshme. Një rast tronditës, kishte ndodhur në vitin 2019, kur vajza ishte 13 -vjeç. Abuzimet kanë vijuar deri në moshën 16 vjeç të vajzës ku ajo vendosi që të zbulojë gjithçka.

Javën e kaluar vajza u thirr nga Prokurori i Amaliadës, e cila këmbënguli në dëshminë e saj të parë, se ishte dhunuar nga xhaxhai i saj dhe vëllai i saj i mitur asokohe.

Për rreth 3 vite vajza fatkeqe, ka jetuar momente makthi nga vëllai i saj dhe vëllai i të atit, i cili pavarësisht se ishte edhe vetë baba, dyshohet se nuk ka ngurruar t’i hapë orekset e sëmura ndaj mbesës së tij të mitur!

Si nisën hetimet?

Vajza e frikësuar nuk gjeti dot forcën për t’u ankuar, megjithatë, pak para se të zbulohej gjithçka në mesin e vitit 2019, u largua nga fshati ku jetonte makthin.

Babai i saj apeloi në Polici, duke kërkuar që të ndërhynte për ta kthyer vajzën në shtëpi…

Me ndihmën e shoqes së saj, ajo shkoi në Patra, ku jetonte nëna e saj, pasi prindërit janë të divorcuar, dhe aty ajo tregoi se çfarë jetonte në fshat.

Elidas dhe autoritetet e policisë filluan ta kërkojnë. Policia e lokalizoi vajzën dhe që në kontaktin e parë me të, kuptuan se diçka nuk shkonte.

16-vjeçarja nuk donte të kthehej në shtëpi dhe sipas informacioneve po tentonte t’i jepte “sinjal” policisë që të mos kthehej…

Policia iu afrua dhe pasi ajo filloi të ndihej e sigurt, ajo u tregoi se nuk donte të kthehej në shtëpi në fshat sepse ishte dhunuar e përdhunuar vazhdimisht nga vëllai dhe daja i saj!

Siç kishte treguar ajo, përdhunimi i parë kishte ndodhur diku në vitin 2016, fillimisht nga vëllai i saj, e më pas me dhunë u përdhunua vazhdimisht nga vëllai dhe xhaxhai… Duke folur në polici, ajo përshkroi një makth në të cilin jetonte.

Në vitin 2019, kur u ngritën akuzat, policia ngriti një kallëzim ndaj vëllait dhe xhaxhait së vajzës për përdhunim të vazhdueshëm dhe “dosja” u dërgua në Prokurorinë e Amaliadës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DHIMBSHME/ Humbi të dy prindërit dhe familja e babait e nxori nga shtëpia, daja birëson Aurelën dhe vëllain e saj (VIDEO)
Previous article IA HEDH FAJIN KREUT TË PD/ Bylykbashi: Na ka çuar në konflikt me ndërkombëtarët. Më 11 dhjetor shkarkojmë Bashën

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT