Një bandit në Britani qëlloi një grua duke e lënë pa ndjenja pas 2 të grushtave të fuqishëm në fytyrën e saj, nga një distancë fare e afërt ndëkohë që po zhvillonin një debat verbal në prani të disa personave të tjerë, në trotuar.
Liam Holmes, 20 vjeç shkoi drejt statcionit të policisë së bashku me mamanë e tij menjëherë pas sulmit pranë klubit të natës Essex.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi rreth orës 03.00 të së shtunës duke u zbardhur e diela.
Mamaja e të akuzuarit Cathy Homles 53 vjec, e cila jetonte vetëm me djalin e saj dhe zotëronte një dyqan lulesh në juglindje të britanisë tha se djali i saj nuk është i frikshëm.
“Njërzit do ta gjykojnë atë nga ajo që do të shohin në video, por djali im nuk është terrorist”- u shpreh ajo.
Policia Metropolitane ka deklaruar se ngjarja po shqyrtohet ne petkun e krimeve të rënda.
“Ai nuk do ta bënte atë për asnjë arsye. Kjo është gjithçka që unë do të them për tani, sepse ne jemi gati për t’u takuar me avokatin tonë për të shkuar në stacionin e policisë dhe të japë një deklaratë”- deklaroi nëna e tij në polici.
Viktima u dërgua në spital për trajtim pas sulmit ndërkohë që videoja e ngjarjes është shpërndarë gjerësisht në internet.
/AlpeNews.al


