• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITËSE/ Po kthehej nga puna, vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

TRONDITËSE/ Po kthehej nga puna, vritet me armë zjarri në rrugë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

29 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 35-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje në rrugë në Castelfiorentino në Firence të Italisë. Klodiana Vefa me origjinë shqiptare dhe nënë e dy fëmijëve, u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku banonte, me sa duket në kulmin e një debati.

Mediat italiane bëjnë të ditur se policia është në kërkim të burrit të saj. Prej disa kohësh ata nuk jetonin më bashkë, por nuk ishin ndarë ligjërisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes në mbrëmje. Disa persona dëgjuan zhurmën e disa të shtënave me armë zjarri në rrugë dhe thirrën policinë. Kërkimet për burrin e gruas shtrihen në të gjithë Val d’Elsa, midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe Empoli, në provincën e Firences.

Sipas pistave që po heton policia, shkak do të kenë qenë mosmarrëveshjet e çiftit, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetojnë shumë shqiptarë.

Karabinierët gjetën dy gëzhoja në tokë që ishin qëlluar nga një armë, por arma nuk u gjet. Besohet se ajo do të jetë marrë nga vrasësi, i cili iku me makinë. Kamerat private dhe publike mund të kenë kapur rrugën e arratisjes dhe dëshmitarët në rrugë mund të japin informacione të rëndësishme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ E moshuara në Vlorë gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se…
Previous article VRASJA E MARTIN BARDHIT/ Merret sërish në pyetje Saimir Reçi: Nuk kam lidhje me ngjarjen! Konfliktin e mëparshëm ia kemi lënë në dorë drejtësisë

s.autor

Postime të ngjashme

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë Aktualitet

PAS ZJARRIT NË MALIN E SHËNGJINIT/ Shpërthejnë edhe tre vatra të tjera në Lezhë

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO) Aktualitet

LËVIZTE ME ARMË DHE RADIO NË MAKINË/ Arrestohet i riu në Vlorë (VIDEO)

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve Aktualitet

EMRI/ Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT