Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një makinë është futur mes turmës së njerëzve në Wisconsin.
Sipas mediave të huaja, një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.
Shefi i policisë Dan Thompson ka bërë me dije se sulmi goditi dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me përgjegjësit e këtij sulmi.
Gjithashtu mediat e huaja shkruajnë se në lidhje me sulmin policia ka qëlluar në drejtim të makinës në përpjekje për ta ndaluar atë.
Ndërkaq pjesë e hetimit është bërë edhe FBI.