• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HAPJA E NEGOCIATAVE/ Presidenti i Bullgarisë konfirmon veton pas rizgjedhjes: Asnjë lëshim për Shkupin
Home
Politikë

HAPJA E NEGOCIATAVE/ Presidenti i Bullgarisë konfirmon veton pas rizgjedhjes: Asnjë lëshim për Shkupin

22 November, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë për identitetin dhe historinë bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tanë prapa kufirit”, kështu ka deklaruar presidenti bullgar Rumen Radev pas rizgjedhjes, duke konfirmuar edhe një herë veton që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Këtë deklaratë Radev e bëri pas fitores në zgjedhjet presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë.

Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i cili shkruan në Facebook se kishte biseduar me Radev dhe se kishin rënë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut “do të vazhdojnë përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të kërkojnë zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Bullgaria e shikon si të parakohshme fillimin e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë Veriore me Bashkimin Europian, duke penalizuar kështu edhe Tiranën për shkak se integrimi i dy vendeve është parashikuar në bllok.

E teksa vendet anëtare të BE kanë dhënë konsensusin e tyre për zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, shpresat ishin përqendruar pikërisht te ndryshimi i kursit të politikës në Bullgari, gjë e cila duket se nuk ka ndodhur.

Të njëjtën gjë e konfirmoi më parë edhe partia “Ne vazhdojmë ndryshimin” që doli e para në zgjedhjet e para në Bullgari më 14 nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re në koalicion me tre parti të tjera. Kreu i kësaj partie, Daniel Lohrer tha se nuk pritet që Bullgaria të heqë veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut, duke mbajtur peng kështu edhe Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE NË SHBA/ Makina futet mes turmës së qytetarëve, 5 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Previous article MËNGJEDI NIS ME VRANËSIRA, POR PASDITJA SJELL.../ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT