Një ngjarje tronditëse është raportuar ditën e djeshme nga shteti ynë fqinj, Italia. Mësohet se një helicopter me 7 persona në bord është zhdukur, në kufirin mes provincës së Modena-s dhe Luca-s.
Bëhet me dije se helikopteri është nisur në orën 9.30 të mëngjesit të djeshëm nga aeroporti Capannori Tassignano, në provincën e Lucca, dhe kishte destinacion zonën e Trevisos. Gjurma e fundit u gjet rreth orës 11:50 afër Pievepelago në Apeninet Toskan-Emiliane. Në bord, përveç shoferit 33-vjeçar Corrado Levorin, nga Padova, ishin edhe gjashtë sipërmarrës në sektorin e letrës për përdorim shtëpiak, katër turq dhe dy libanezë.
Sipas raporteve të fundit, helikopteri, një AV 119 Koala Augusta, u pa në territoret mbi malet e Modenese, në kufi me Toskanën.
Kërkimet pasditen e djeshme u ndoqën nga helikopterët e shpëtimit malor, një tjetër mjet shpëtimi dhe kërkimi i forcave Ajrore si dhe Guardia di Finance.
Ekipet tokësore dhe 24 vullnetarë nga mbrojtja civile rajonale Emilia-Romagna janë në terren.
Ata po pastrojnë zona të paarritshme, pyje dhe skarpate, të gjera dhe kryesisht të pabanuara. Kërkimet në errësirë u ndërprenë për të rifilluar, mëngjesin e sotëm.


