• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE/ 1 muaj pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur në shtëpi, mjekët i telefonojnë për tamponin
Home
Jetë

TRONDITËSE/ 1 muaj pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur në shtëpi, mjekët i telefonojnë për tamponin

9 May, 2020 s.autor Jetë

Mes 30 mijë viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali  ka plot histori të dhimbshme e prekëse sesi janë ndarë nga jeta qytetarët italianë.  Dy ngjarje mjaft tronditëse janë bërë publike ditën e sotme nga gazeta italiane “Corriere della Sera” . Janë dëshmi të dy banorëve  nga zonat më të goditura nga virusi.

Rasti i parë është i Alberta Fantoni nga Fiorano al Serio, i ati i së cilës, Silvano 77-vjeçar, vuante nga Parkinsoni dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kur Italia u prek nga koronavirusi ai nuk i shpëtoi infektimit dhe u dorëzua.

“Ai nisi të ndjehej keq në mars. E dërguam në spital më datë 14. Më 17  rezultoi pozitiv. Më 18 vdiq.”-thotë ajo.

Më tej vajza e 77-vjeçarit tregon se thirrja telefonike nga autoritetet shëndetësore i erdhi një muaj më vonë, më 20 prill.

“Një zonjë më telefonoi për të më thënë se babai duhej t’i nënshtrohej tamponit të dytë për të parë nëse është akoma pozitiv. I shpjegova se babai im kishte vdekur shumë kohë më parë. Ajo u ndje e turpëruar, por edhe unë u ndjeva e tallur”.- thotë ajo.

Featured image of article: I lanë të vdisnin në shtëpi/ Mjekët telefonojnë për tamponin, 1 muaj pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur

Pas kësaj bisede ajo kërkoi nga  spitali kërkon të  bënte testin seriologjik, ku fatkeqësisht ajo rezultoi pozitive për Covid-19. Ndërsa një tjetër rast i ngjashëm, ndodhi në Bergamo, me një të atin e një të riu që vdiq nga koronavirusi,, shkruan “Corriere della Sera”.

“Për mua dhe mamanë time ishte shumë e dhimbshme.”-tha ai.

Mësohet se i ati i tij  66-vjeçar u infektua në fillim të marsit dhe i bënë tamponin e parë më datë 8 mars. Ai vdiq më 1 prill. 20 ditë më vonë e telefonuan që babai të bënte tamponin e dytë. Si në rastin e  parë edhe këtë herë i riu ka kërkuar t’i bëhej tamponi atij dhe nënës së tij  pasi ishin të rrezikuar nga koronavirusi për sa kohë  në familjen e tyre vdiqn një person nga ky virus.

“As tampon, as test serologjik. Tentova që të shkëmbeja tamponin e dytë të babait për një prej nesh. Më thanë se do shohim se çfarë mund të bëjmë. Tani a duhet të paguajmë për të parë nëse jemi prekur nga koronavirusi apo jo?”- shpjegon ai.

Deri më tani Italia ka rregjistruar të paktën 30,201 të vdekur si shkak i koronavirusit dhe janë infektuar mbi 217 mijë  të tjerë që prej fillimit të shpërthimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSTANET DHE KOSTUMET QË NGELËN NË DOLLAP/ Maturantët: Mbrëmja e maturës do mbetet peng (VIDEO)
Previous article ULET SËRISH NUMRI I VIKTIMAVE NË ITALI/ 194 të vdekur 24 orët e fundit nga COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT