• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUSTANET DHE KOSTUMET QË NGELËN NË DOLLAP/ Maturantët: Mbrëmja e maturës do mbetet peng (VIDEO)
Home
Sociale

FUSTANET DHE KOSTUMET QË NGELËN NË DOLLAP/ Maturantët: Mbrëmja e maturës do mbetet peng (VIDEO)

9 May, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

– “Maturantët do duhet të gjejnë forma të tjera për të festuar përmbylljen e tre viteve shkollë. Koronavirusi ka anuluar një nga festat më simbol të tyre, atë të mbrëmjes së maturës”.

Elia studion në gjimnazin Qemal Stafa. Ajo ka përgatitur gjithçka për të festuar denjësisht përmbylljen kësaj etape në shkollë. Ajo na tregon se si e priti lajmin për anulimin e mbrëmjes së maturës.

“Që ditën e parë që unë dhe shokët e mi kemi shkelur në këtë shkollë, ideja ka qenë festa e maturës. Jemi përgatitur që ditën e parë për festën, fustanin etj. Nuk na besohej kur morëm lajmin. Jemi shumë të zhgënjyer. Pak më parë fola me zyshën dhe ajo na tha që e vetmja mënyrë për të festuar është online”, tregon Elian.

Për Elian fustani nuk mund të ishte një zgjedhje e minutës së fundit. Ndonëse me shumë mundësi do të mbesin në dollap.

“Nuk jam tip i fustaneve të gjata dhe ekstravagante. Kam zgjehdur fustane të shkurtra. Kam shumë besim se si brez innovator që jemi do gjejmë një mënyrë ëpr të festuar mbrëmjen e maturës që fustanet mos mbeten në dollap”, shprehet ajo.

Para përhapjes së pandemisë ajo i kishte synimet e qarta, të përmbyllte me sukses tre vite shkollë dhe më pas të vazhdonte studimet për mjekësi. Tashmë, ajo të ardhmen e sheh të paqartë dhe plot pasiguri.

“Të më thojë më përpara të zhvilloje mësimin nga shtëpia, ishte diçka e mrekullueshme. Sot është shumë e vështirë, sidomos për mua që jam maturante. Më mungon çdo gjë që më parë nuk ishte aq shumë e rëndësishëm sa tani e ndjej”, na tregon Elian.

Për Arkidin përjetimet janë më të mëdha. Përveçse nuk do mund të festojë si duhet mbylljen e gjimnazit, atij i duhet të shoh godinën ku ka mësuar për kaq shumë vite të shndërruar në rrënoja.

“Kjo është hera e parë që shoh, më duket e tmerrshme. Është ai busti i Samiut që ngelet edhe duket si ikon që e gjitha por hera e fundit që e shoh”, shprehet Arkidi.

Për të, nuk është aspak e lehtë të përmbyllë këtë etapë të jetë së tij në këtë mënyrë.

“Të kthehesh nga një lloj balloje ikonë në një festim që e kalon me disa miq, duhet ta kalosh në një formë tjetër është goxha e vështirë por në fund të fundit nuk ke çfarë bën”, tha ai.

Në Shqipëri, tradita e mbrëmjes së maturës zë fill përtej viteve ’90. Një ngjarje me ngarkesë shumë e madhe emocionesh e cila finalizohen me darkën elektrizuese të maturës. Për maturantët e 2020 padyshim që do të jetë një ngjarje e shënuar, sidomos për faktin që nuk do munden dot ta festojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË KARANTINË PËLQEJ MË SHUMË HASHASHIN SESA.../ Trejsi flet nga New York: Jam single (FOTOT)
Previous article TRONDITËSE/ 1 muaj pasi pacientët me Covid-19 kishin vdekur në shtëpi, mjekët i telefonojnë për tamponin

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT