• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDIT Berisha: Rama u tërhoq, ndryshe më 22 janar do i kisha dhënë plumbin në lule të ballit me 5 snajpera
Home
Politikë

TRONDIT Berisha: Rama u tërhoq, ndryshe më 22 janar do i kisha dhënë plumbin në lule të ballit me 5 snajpera

10 December, 2020 F.autor Politikë

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, Sali Berisha sqaroi pozicionin e ish-qeverisë së tij për ngjarjen e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë katër protestues, duke rrëfyer për herë të parë emrin e diplomatit amerikan që ndërmjetësoi mes tij dhe kryetarit të opozitës së asaj kohe Edi Rama, për qetësimin e situatës.

Berisha tha se Thomas Countryman ishte personi që ndërmjetësonte mes tij dhe Ramës pas ngjarjes së 21-janarit.

Ai e përmendi emrin e diplomatit amerikan pasi kujtoi se të nesërmen e 22 janarit, opozita e asaj kohe “jo më kot zhvilloi protestë të qetë” pasi sipas Berishës, kishte dështuar “misionin për puç shteti” dhe kishte marrë kërcënim se do të shtypej sërish nëse do të përsëriste të njëjtën përpjekje.

“I thashë atij zyrtari shumë të lartë që ndërmjetësonte, që t’i thoshte se nëse një gjethe lëvizte nesër në territorin e Kryeministrisë ai do ta kishte në lule të ballit nga pesë snajperë.

E keni dëgjuar bashkëshorten e tij të thoshte se u kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vrisnin?! I thashë unë, jo shërbimet e huaja, unë u thashë ndërmjetësve që t’i thonë… dhe pse s’preku ai asnjë gjethe të nesërmen” – tha ish-kryeministri duke përmendur si emër ndërmjetësi diplomatin Countryman, i cili pak muaj më pas do të merrte detyrën e ndihmës-sekretarit të Shtetit për Sigurinë.

“Kjo funksionoi, doli të nesërmen si çeçoja, i zbutur siç ishte dhe në fund bëri një intervistë e shoqja [e Ramës] dhe tha se i kishin thënë shërbimet e huaja se do ta vrisnin, jo, unë çova fjalë, i thashë, por të tjerët i pruri mish-për-top, vetë i mbushi [mbathjet] e veta dhe u tërhoq,” – u shpreh Berisha.

Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, Berisha këmbënguli se ngjarja nuk ka aspak vend për krahasime me vrasjen e 8 dhjetorit 2020 të 25-vjeçarit Klodian Rasha, kjo pasi më 21 janar policia nuk kreu asnjë sulm me armë, por këtë e bëri Garda e Republikës, që sipas Berishës asokohe “ishte pjesë e ushtrisë” dhe si e tillë “kishte mjet mbrojtjeje vetëm armën”. Brisha këmbënguli se asokohe Garda “kreu detyrën duke mbrojtur institucionet kushtetuese” për atë që ai e konsideroi si “përpjekja për grushtin e dytë të madh të shtetit në historinë e shtetit shqiptar pas grushtit të Fan Nolit të qershorit 1924”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËN PARASHIKIMIN NË CHAMPIONS/ Legjenda Ferdinand: Sipas mendimit tim ekipi favorit është...
Previous article EUROPA LEAGUE/ Gafë fatale e Roma-s, ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk fal italianët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT