• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDIT Artan Hoxha: Është tentuar një më i madh se Brilant Martinaj! Autorët dinin çdo lëvizje të viktimave
Home
Aktualitet
Kronikë

TRONDIT Artan Hoxha: Është tentuar një më i madh se Brilant Martinaj! Autorët dinin çdo lëvizje të viktimave

18 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, foli për masakrën e trefishtë në Fushë Krujë, duke thënë se autorët kanë ditur çdo lëvizje të viktimave. Po ashtu, vendi dhe mënyra se si kanë kryer krimin, ka bërë që viktimat të mos kenë asnjë mundësi të reagojnë. Edhe në momentin ku një prej viktimave ka dalë jashtë, autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar sërish, derisa ka vdekur.

“Nuk ke kohë për shkëmbim zjarri. Në atë pozicion, ka kamare poshtë urës, por ata kanë qëlluar mbi urë. Aty mund të dilte nga rruga por aty nuk ka pasur ku të shkosh. Ata po shkonin nga Fushë Kruja për në Laç. Autorët vijnë përballë. Autorët kanë pasur dijeni për viktimat. Dje i gjetën teksa nuk ishin vigjilent. Automjeti ka ardhur nga Fushë Kuqja. Ka ndaluar në Rinas ka pirë një kafe. Nga aeroporti po ktheheshin.” tha Hoxha në “Abc live”.

“E kanë ditur intinerarin dhe kanë gjetur vendin më të përshtatshëm. Mbi urë nuk shmangesh askush nuk ecën shpejt. Dhe objektivi nuk ka ku të shkojë. Rrezja e veprimit është shumë e ngushtë. Ata kanë qenë të sigurt se viktimat mund të jenë të armatosur. Janë minimumi 60 plumba kallashnikovi. Është përdorur edhe një MP5. Me breshëri se ata nuk donin që të kundërpërgjigjeshin. Ata kanë qëlluar në atë formë që të mos përgjigjeshe. Vetëm me makinë të blinduar mund të kundërpërgjigjesh.” tha Hoxha.

Hoxha ka shtuar se autorët kanë tentuar të godasin dikë më të madh se Brilant Martinaj, por nuk kanë mundur, dhe kanë gjetur rastin të godasin personat që janë treguar më pak vigjilent.

“Njëri prej tyre është ri qëlluar. A kanë synuar ata të godisnin një më të madh se Brilant Martinaj? Sigurisht. Po nuk kanë mundur. Autorët nga ura kanë zbaritur kanë ikur në Larushkë kanë djegur makinën dhe kanë ikur me makinë tjetër.” tha Hoxha.

Më tej, gazetari u shpreh se tashmë organizatat kriminale janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, duke bashkuar burimet financiare, ato njerëzore dhe logjistikën, gjë që i bën mjaft të rrezikshme për shoqërinë.

Gazetari Hoxha theksoi se ai kishte paralajmëruar edhe më herët në lidhje me ngarkesën kriminale të aksit Lezhë-Laç-Fushë Krujë, e cila ishte në pikën e vlimit dhe do të vinte një ditë që do të shpërthente.

“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.

Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët”, tha Hoxha.

Gazetari i ABC kujtoi edhe vrasjen e Endrit Alibejt në fund të dhjetorit 2018 duke theksuar se edhe ajo ishte një ngjarje ku u ekzekutuan tre persona dhe më pas u pasua nga një numër i madh krimesh, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit sëfundmi.

“Ajo që ndodhi dje në Fushë Krujë është tepër e rëndë. Për të kujtuar një ngjarje të ngjashme duhet të kthehemi katër vite pas, në dhjetor 2018 ku u vranë tre veta në Bradashesh. Ajo ngjarje pastaj u pasua me shumë vrasje të tjera, deri në plagosjen e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se ekzekutorët e Fushë Krujës ishin tepër profesionistë.

“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirëorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin”, tha Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Shkon në ndeshjen e Interit me fanellën e Juventusit, tifozi bardhezi detyrohet të… zhvishet
Previous article PUNUAN 10 VITE PA PAGESË NË SHQIPËRI/ Flasin vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë e “America’s Got Talent”: Në fillim asnjë nga profesorët e cirkut...

s.autor

Postime të ngjashme

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj Aktualitet

SIGURIA NË SEZONIN TURISTIK/ Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë duke punuar në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT