• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUNUAN 10 VITE PA PAGESË NË SHQIPËRI/ Flasin vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë e “America’s Got Talent”: Në fillim asnjë nga profesorët e cirkut…
Home
Sociale

PUNUAN 10 VITE PA PAGESË NË SHQIPËRI/ Flasin vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë e “America’s Got Talent”: Në fillim asnjë nga profesorët e cirkut…

18 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Ata njihen sot si vëllezërit e famshëm shqiptarë të “America’s Got Talent”. Bënë bujë të madhe me akrobacitë e tyre disa ditë më parë dhe pushtuan rrjetet sociale.

Artani 20 vjeç dhe Arnoldi 25 vjeç, i thanë Gazetasi.al se profesionet e tyre nga shkolla janë të ndryshme nga akrobacia. Artani studion për drejtësi ndërsa Arnoldi punon si “interior designer” në SHBA ku janë zhvendosur prej disa vitesh.

Artani i tregoi Gazetasi.al se të dy kanë një angazhim prej 14 vitesh akrobaci.

Të rinjtë, ose siç e quajnë vetën ata “Balla brothers” përdorin çdo mjet të mundshëm për të vendosur në funksion artin e tyre.

“Cirku nisi nga unë në moshën 6-vjeçare e cila erdhi si një dhuratë nga zoti mund ta quaj sepse askush nga familjarët e mi nuk ishte marrë me fushën e sportit. Unë nisa rastësisht duke parë shfaqjet dhe nisën të më pëlqenin. Ndryshe nga të gjithë fëmijët e tjerë dëshira ime për vitin e ri ishte që të futesha në kurs për këtë drejtim”, tregon i riu për Gazetasi.al.

Më tej 20-vjecari shpjegon se prindërit, jo vetëm ja plotësuan këtë dëshirë, por i kanë pasur për 13 vjet mbështetjen e madhe dhe të vetme në Shqipëri.

Artani tregon se vitin e parë në cirk shkonte me gjyshen sepse prindërit ishin në punë, por më pas gjyshja ndërroi jetë dhe kështu në cirk e shoqëronte Arnoldi, aso kohe 14 vjeç.

“Arnoldi u fut në cirk bashkë me mua, por ishte në moshën 14-vjeçare dhe askush nga profesorët e cirkut nuk i jepte shpresë se do ecte në këtë drejtim. Ata thonin që e kishte filluar në moshë shumë të madhe cirkun”, shpjegon më tej Artani.

Mes ëndrrash dhe dëshirës për të arritur më shumë e më shumë, të dy vëllezërit kanë dhënë shfaqje prej 10 vitesh. Shkonin çdo të shtunë dhe të dielë në cirkun kombëtar në Shqipëri, pa pagesë. Kjo për shkak të formatit të cirkut.

“Ne kemi ndërmarrë hapa për vijimin e karrierës dhe në Shqipëri e Europë. Kemi pasur klasat tona ku jepnim mësime, kemi bërë shfaqje. Por duam të kalojmë në një nivel tjetër. Duam të kemi cirkun tonë, të kemi artist të rinj që t’i punësojmë. Të krijojmë një gjë nga fillimi ashtu si cirku i diellit që nisi me 10 persona”, shton Artani.

Por mes sukseseve të mëdha ka edhe vështirësi. Duke treguar për karrierën e tyre, 20-vjeçari shpjegon se ka pasur edhe momente kur kanë dashur ta lënë cirkun. Kjo për faktin se cirku nuk po prodhonte para, nuk kishin mbështetje financiare. Gjithashtu kanë menduar ta linin cirkun kur Artani ka thyer dorën.

Ai tregon se këto ishin gjëra që i bënin të rinjtë të mendonin për të mos qenë pjesë e cirkut, por siç thotë edhe Artani, ka qenë thjesht një moment për t’u bërë më të fortë e për të vazhduar karrierën e tyre.

Lidhur me emisionin “America Got Talent’s”, Artani shpjegon se ata i kanë ftuar në këtë event dhe i kanë trajtuar si artistë ndërkombëtar.

“America Got Talent’s është ëndrra e çdo personi në tokë për të shfaqur talentin, sepse është dritarja më e madhe për promovimin e talenteve. Ajo erdhi si një dhuratë dhe jemi shumë mirënjohës shtetit amerikan, që vlerësojnë talentet ndryshe nga çfarë bëhet në Shqipëri”, shtoi Artani.

Nga ky event të rinjtë tregojnë se kanë marrë shumë kontrata pune, por që po presin oferta dhe do vendosin se kush është më e mira për ta.

Më tej, Artani i tha Gazetasi.al se as në një të ardhme të largët nuk e mendojnë rikthimin në Shqipëri sepse do ishte një hap pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDIT Artan Hoxha: Është tentuar një më i madh se Brilant Martinaj! Autorët dinin çdo lëvizje të viktimave
Previous article MASAKRA E 3-FISHTË NË FUSHË KRUJË/ Gjendet një tjetër makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

s.autor

Postime të ngjashme

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë Aktualitet

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie Aktualitet

FIERZA NË RËNIE NGA THATËSIRA/ KESH shpenzon 41.5 milionë euro për blerje energjie

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë Aktualitet

GUSHTI SJELL KULMIN E SEZONIT TURISTIK NË THETH/ Rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT