• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRNDITET AUSTRIA/ Masakër me armë zjarri në një shkollë në Graz, 10 të vdekur, 28 të plagosur
Home
Nderkombetare

TRNDITET AUSTRIA/ Masakër me armë zjarri në një shkollë në Graz, 10 të vdekur, 28 të plagosur

10 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Pak përpara orës 10, nxënësit studentët dhe mësuesit e institutit BORG në jug të qyteti të Grazit do të shihnin tmerrin me sy.

Brenda shkollës, u dëgjuan disa të shtëna: rreth 20, sipas një dëshmitari, moment në të cilin u dha alarmi. Pas ngjarjes pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e tmerrit me zhurmën e të shtënave në sfond.

Policia konfirmoi të paktën 10 të vdekur edhe pse numri i saktë i tyre nuk është saktësuar nga Ministria e Brendshme, pasi bilanci mund të ndryshojë për shkak se në ngjarje u regjistruan edhe 28 të plagosur, shumë prej të cilëve u raportuan në gjendje të rëndë. Policia ka konfirmuar deri më tani vdekjen e 4 vajzave të klasës së pestë, 3 nxënësve në klasën e tretë një nxënëse tjetër që u qëllua jashtë godinës dhe të paktën një i rritur.

Policia u nidhmua nga forcat speciale në aksion ndërsa autori i dyshuar u gjet pa jetë me dyshimin e vetëvrasjes. Autori i sulmit identiteti i të cilit nuk është dhënë ende, sipas mediave lokale është një ish-student 22 vjecar i institutit. Trupi i tij u gjet nga Forcat Speciale në një nga banjot e shkollës ndërsa media austriake Kronen Zeitung shkroi se ai e konsideronte veten viktimë të bullizimit.

Gjithashtu mediat lokale ndërtuan edhe dinamikën e ngjarjes. Autori i dyshuar ka hyrë në të paktën 2 klasa dhe më pas ka dalë në ambientet e jashtme ku gjithashtu ka qëlluar me armë zjarri.

Kryetarja e bashkisë së Grazit, Elke Kahr, e quajti ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”.

Kancelari Christian Stocker dhe ministrja e jashtme Beate Meinl-Reisinger anuluan takimet e tyre, përfshirë konferencën për shtyp të mëngjesit të sotëm për “100 ditët e qeverisjes”.

“Të shtënat në një shkollë në Graz janë një tragjedi kombëtare që ka tronditur thellësisht të gjithë vendin tonë. Ky akt i papërshkrueshëm shkëputi papritmas të rinj nga jeta që kishin ende përpara. Nuk ka fjalë për dhimbjen dhe pikëllimin”, shkroi Stocker në platformën X.

Në X, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas shkroi se ndihej thellësisht e tronditur nga lajmi. Çdo fëmijë duhet të ndihet i sigurt në shkollë dhe të jetë në gjendje të mësojë pa frikë dhe dhunë, vijoi Kallas në reagimin e saj.

“Lajmet nga Graz-i na trondisin fort”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në shërbimin online X.

“Është e vështirë të durohet kur shkollat ​​bëhen vend vdekjeje dhe dhune”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA SHPATI/ Selvi Jao merr vendimin e saj: Më në fund po largohem! U rrëzova dhe u ngrita për veten e djalin tim…
Previous article HAPJA E KUTIVE TË VOTIMIT NË TIRANË/ Anëtari i PD në KAS: Rinumërimi do të ndikojë në rezultat

s.autor

Postime të ngjashme

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein Botë

“KONTROLL, KËRCËNIME DHE ABUZIM PSIKOLOGJIK”/ Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit Botë

SULMET IRANIANE GODASIN IRANIN/ Shpërthejnë zjarre në centrale energjie, plagosen zjarrfikësit

LËKUNDJE TË FORTA NË TURQINË LINDORE/ Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë Botë

LËKUNDJE TË FORTA NË TURQINË LINDORE/ Malatya goditet nga tërmeti me magnitudë 5 ballë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT