“Një emocion i papërshkrueshëm”. Kështu u shpreh Ermal Meta sapo fitoi festivalin ‘Sanremo 2018’.
Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj.
Tashmë është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes.
Mes gjuhëve nga e gjithë bota, në videoklip shfaqet edhe shqipja, (në minutën e 2:42-2:49).
Për të tretin vit radhazi kantautori shqiptar Ermal Meta u ngjit në skenën e teatrit Ariston, por kësaj here në një duet me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro.
Kënga përcjell një temë mjaft të rëndësishme e aktuale siç është frika ndaj rrezikut terrorist. “Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët.


